Cristiano Ronaldo është lojtari që e ka fituar më së shumti “Këpucën e Artë”.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo, është lojtari që e ka fituar më së shumti në histori “Këpucën e Artë” (katër herë), çmim ky që dhurohet për golashënuesin më të mirë në Evropë, transmeton Gazeta Express. Pas Ronaldos qëndron ylli i Barcelonës, Leo Messi me tre “Këpuca të Arta”.
I pari që kishte fituar “Këpucën e Artë” ishte portugezi, Eusébio. Ai e kishte fituar këtë në vitin 1968, kur edhe kishte filluar të dhurohej ky çmim për golashënuesin më të mirë në Evropë, derisa së fundmi e ka fituar ylli i Barcelonës Luis Suarez, përcjell Gazeta Express.