Vetëm pas vdekjes, mediat kanë zbuluar se George Michael ka dhuruar në mënyrë të fshehtë miliona dollarë nga pasuria e tij për bamirësi.
Në një rast, këngëtari i dhuroi 25 mijë paund një gruaja që nuk e njihet.
Ai u prek pasi pa gruan e mbytur në borxhe duke qarë në një kafene.
Para se të largohej, Michael i la kameries një çek me vlerën 25 mijë paund dhe i kërkoi që t’ia jepte gruas pasi ai të ishte larguar
Në një rast tjetër, një grua që kishte nevojë për 15 mijë paund për një trajtim fertiliteti, ai i telefonoi për t’i dhënë paratë. Por kushti i ti ishte që kjo gjë të mos bëhej publike.
Në një tjetër rast këngëtari i ka dhënë një farmacisteje 5 mijë paund bakshish pasi mësoi se studenteje e infermierisë ishte në borxhe të mëdha.