Kanos me armë zjarri dy shtetas, arrestohet në flagrancë autori.

0
187

Policia e Fierit ka arritur parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

“Njoftohemi se në fshatin Cakran, po ndodh një konflikt midis disa shtetasve.

Menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë dhe konstatojnë se shtetasi Alban Avdullaj, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit: B.K, 50 vjeç dhe P.K, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Cakran.

Falë punës së mirë organizuar, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Alban Avdulaj i cili kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marë armën e zjarrit të cilën e kishte pa leje.
Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë model 63 dhe një krehër me 20 fishek.

Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Alban Avdulaj, 26 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, parashikuar nga Nenet 274, 278 e 84 të Kodit Penal” ka njoftuar policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here