Pas defektit braktisin makinën me 60 kg marijuanë afër Athinës, një shqiptar në pranga, dy në kërkim

0
169

Plot 60 kilogramë marijuanë u gjet në një makinë të braktisur në Patra ditën e sotme. Sipas policisë greke, mjeti i cili vinte nga kufiri me Shqipërinë, u braktis nga drejtuesi pasi në kilometrin 72.6 të aksit Patra-Athinë kishte pësuar defekt.

Nga hetimet me metoda speciale, policia greke thotë se ka zbuluar që, mjeti ishte braktisur nga dy shqiptarë 26 dhe 28 vjeç, të cilët po transportonin marijuanën drejt Athinës.

Pasi kishin braktisur mjetin, u ndihmuan nga një tjetër shqiptar 32-vjeçar. Policia greke ka vënë në pranga këtë të fundit në Shën Theodhor të Korinthit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët transportonin lëndën narkotike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here