PD: Prokurori i Tiranës nuk heton tre kallëzimet, por drekon me Veliajn

0
189

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me disa foto të publikuara në rrjetet sociale ku shihej se kryebashkiaku Erjon Veliaj darkonte me prokurorin e Tiranës, ndërsa ky i fundit ka në dorë tre kallëzime kundër bashkisë.

Në një dalje publike para mediave, kreu për Rendin dhe Sigurinë në PD Enkelejd Alibeaj theksoi se kallëzimet lidhen me vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

DEKLARATA E PD
Erjon Veliaj ka të paktën tre kallëzime penale në organin e akuzës, për ndërtim pa leje, shpërdorim detyre që solli si pasojë vdekjen e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj, dhe falsifikim firme, e provuar tashmë dhe e pranuar nga vetë ai, e megjithatë, shqiptarët e shohin kryetarin e bashkisë së Tiranës, herë si dasmor të prokurorit të Tiranës, herë si mik drekash e darkash në restorante.
Ndërkohë që dosjet presin në prokurori, Erjon Veliaj jo vetëm nuk hetohet, por shpallet mik special i kryeprokurorit të Tiranës.

Me 8 dhjetor, u bë një vit që Erjon Veliaj falsifikoi firmën e policit bashkiak, për ti vënë gjobë protestës së PD. Ekspertimi ka treguar se firma e punonjësit të bashkisë ishte falsifikuar. Veliaj vetë ato ditë sfidoi ligjin duke thënë se ai mban përgjegjësi, ai e ka vënë gjobën. Por prokuroria në vend se ta cojë cështjen përpara, e emëron krushk të pandehurin. Amjentalistët kanë bërë kallëzim penal për ndërtimin pa leje tek Paku i Liqenit, por prokuroria e Tiranës i ka zëvendësuar hetimet me qëndrime me orë të gjata në restorante më të pandehurin.

Prej gushtit, Veliaj është përgjegjës për vdekjen e Arditit, dhe mbarë shoqëria kërkon drejtësi. Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në organin e akuzës, por prokuroria ka prioritet marrëdhëniet e mira me Veliajn, ftesat për dasëm e dreka-darkat, dhe jo hetimin dhe drejtësinë. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë dhe të mos lejojë mbylljen e dosjeve me qoka e shkëmbime favoresh. Partia Demokratike gjithashtu e kujton Erjon Veliajn se në mos sot nesër do të ketë drejtësi për Arditin e shpërdorimet e falsifikimet e tij, krime të rënda që sdo të mund ti mbyllë nëpër dasma e restorante.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here