“Sex and the City” së shpejti me një episod të tretë

0
205

Së shpejti do të vijë me një episod të tretë “Sex and the City”.

Sarah Jessica Parker dhe mikeshat e saj do të rikthehen së shpejti me një aventurë të re.
Cynthia Nixon, Kim Cattrall, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker do të rikthehen së shpejti në ekranin e madh me të tjera të reja nga jeta e katër femrave në një qytet si New York.

Lajmin e ka bërë me dije “The Sun” teksa ka shkruar në një artikull se nuk ka më asnjë dyshim se “Sex and the City” do të vij me një episod të tretë.

Sipas prestigjiozes britanike, aktoret kanë lexuar skenarin, kanë rënë dakord me të dhe kanë firmosur kontratat për të qenë pjesë në filmin e ri.

Ndërkohë, që tani “Radar Online” na ka zbuluar një detaj. Në skenarin e filmit të ri, katër mikeshat e famshme janë në moshë të madhe, fakt ky që e ka vënë në mëdyshje protagonisten Parker, që të firmoste apo jo. Gjithsesi, aktorja që interpreton Carrier Bradshaw dhe producentët arritën një kompromis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here