Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëqlim Selami, si dhe kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Deputeti Selami ka qënë vetë i pranishëm, ndërsa Roshi përfaqësohet nga avokati i tij Theodhori Sollaku.
Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të tre zyrtarëve pasi kanë fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.
Kreu i KQZ-së Denar Biba tha se KQZ nuk është gjykatë dhe do të mundohet të bëjë një proces korrekt.tch