Nokia ka zgjeruar padinë e saj ndaj Apple-it për shkelje të patentave teknologjike. Dje u njoftua se Apple ishte paditur për 32 patenta, ndërsa kjo padi tani është zgjeruar në 40 patenta në 11 shtete.
Paditë përfshijnë patentat për ekrane, softuer, antena, çipe e kode për video.
Nokia dikur ishte kompania më e madhe në botë për telefona, ndërsa humbi dominimin nga Apple dhjetë vjet më parë. Kompania finlandeze tani është nën kompaninë e re me emrin “HMD Global”.