Nintendo ka njoftuar se video-loja e re “Super Mario Run” ka shijuar sukses të jashtëzakonshëm në shitoren online të Apple-it, AppStore.
Kompania ka thënë se loja është shkarkuar mbi 40 milionë herë në katër ditët e para, duke thyer rekordin e vënë po ashtu nga një lojë tjetër e kompanisë “Pokemon Go”.
“Super Mario Run” po udhëheq në kategorinë e aplikacioneve falas në më shumë se 140 tregje të botës.
Video-loja është në dispozicion vetëm për platformën e Apple-it dhe nuk është lansuar për Android.31