“Vjehrri më dhunonte djalin e mitur”. Ekzaminim mjeko-ligjor 7-vjeçarit

0
257

Marjan Levanti, i cili disa ditë më parë plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin, në banesën e tyre, ka dëshmuar para Prokurorisë arsyen pse kishte shkuar tek ata natën e ngjarjes. Ai pretendon se ndaj djalit të tij të mitur është ushtruar dhunë nga gjyshi i tij, të cilin Levanti e plagosi me thikë pas konfliktit.

Pas kësaj, Prokuroria ka vendosur ta verifikojë këtë pretendim të Levantit për djalin e tij 7­vjeçar.

Për këtë arsye mësohet se grupi i hetimit ka vendosur të kryejë një ekzaminim mjekoligjor te 7­vjeçari, si dhe ta marrë në pyetje atë në prani të psikologut, raporton “Panorama”.

Gjatë dëshmisë së tij në lidhje me plagosjen e trefishtë, Marjan Levanti ka pretenduar se djali i tij 7­vjeçar keqtrajtohej fizikisht nga ish­-vjehrri, dhe thotë se pikërisht për këtë arsye, ka shkuar më datë 23 dhjetor 2016 te shtëpia e prindërve të ish-­gruas dhe ka takuar fëmijët e tij. Pas këtij momenti, ndodhi edhe plagosja e trefishtë.

Sipas Prokurorisë, më datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19:00, në rrugën “Ilmi Aver”, në Tiranë, Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases Eleni Levantit), i cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë, të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesën e së shoqes – e cila jetonte në shtëpinë e të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4­katëshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë.

Pasi Eleni Levanti u kthye në banesë dhe u përball me ish­burrin, ajo kërkoi ndihmën e familjarëve të cilët ndërhynë. Nga ngjarja mbetën të plagosur babai, nëna dhe vëllai i saj, si pasojë e goditjeve me thikë nga Marjan Levanti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here