Rei, djali 11 vjeçar nga Përmeti vuan nga një sëmundje e rrallë, dhe për shkak të gjendjes ekonomike prindërit janë detyruar të përgjysmojnë mjekimin dhe kërkojnë ndihmë për mjekimin dhe një shtrat të përshtatshëm për Rein. Pasi ka lexuar për këtë rast deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka reaguar menjëherë duke telefonuar babain e Reit dhe duke bërë këtë deklaratë në faqjen e tij të facebook, në të cilën shprehet se do të kontribuojë me mjekim të plotë dhe ilaçe për të gjithë vitin.
“Sapo lexova këtë lajm tejet prekës për Rein 11 vjeçar nga Përmeti. U interesova menjëherë dhe u informova që dikush tashmë ka siguruar të ardhurat për një shtrat të përshtatshëm, ndaj i prekur nga ky rast dhe me dëshirën më të madhe për të ndihmuar do të kontribuoj nga të ardhurat e mia për një mjekim të plotë për të gjithë vitin. E ndaj me ju këtë gjest minimal solidariteti për të nxitur sa më shumë njerëz ta ndihmojnë Rein dhe familjen e tij.” Shkruan Vangjel Tavo.
https://www.facebook.com/VangjelTavoZyrtare/posts/1187785171341638