Këshilli i Bashkisë së Tiranës miraton planin urbanistik, opozita del kundër

0
180

Këshilli i Bashkisë së Tiranës ka miratuar planin urbanistik vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës. Opozita deklaroi votën kundër pasi sipas tyre është klientelist dhe sjell betonizmin e kryeqytetit.

Plani u miratua pas rreth 7 orë diskutime. Kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj u shpreh gjatë fjalës së tij se ky plan projekton Tiranën si një hapësirë evropiane.

Lëvizja surprizë e LSI, ja kërkesa për Veliajn

Këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës këruan seancë të hapur në mbledhjen e fundit të vitit, ndërkohë që në të pritet miratimi i dy vendimeve të rëndësishme, miratimi i buxhetit dhe plani Urbanistik i Tiranës.

Grupi i këshilltarëve të LSI propozojnë që sot të mbahet seancë e hapur për Planin Urbanistik.

“Kërkojmë që seanca të jetë e hapur opinionin publik, të ftohet shoqëria civile të jetë e pranishme në mbledhje dhe seanca e sotme të kthehet në dëgjesë publike për Planin Urbanistik. Te ftohen grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre”- propozon LSI.

Sipas këshilltarëve, transparenca është shumë e rëndësishme ndaj çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që merren.

“Do të rrimë këtu edhe 30 orë me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe te jemi të qartë në vendimmarrje”- tha këshilltari Braimllari.

Sipas tij “vota që kemi marrë është e qytetarëve të Tiranës, jemi këtu për të dëgjuar çdo qytetar, për të mbrojtur çdo shqetësim qe vjen nga qytetarët e Tiranes”- tha ai.

Plani Vendor, Veliaj përgënjeshtron opozitën për transparencën, publikon fotot e dëgjesave

Pretendimet e opozitës se Plani i Përgjithshëm Vendor nuk është konsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit duket se janë të pa baza. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgënjeshtruar sot opozitën duke publikuar edhe disa prova vizive nga konsultimet e shumta që Bashkia e Tiranës thuajse gjatë gjithë këtij viti, si me ekspertë ashtu edhe me banorët e të gjitha njësive administrative në Tiranë.

Ai ka postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook disa foto nga këto takime publike, ku vecc mediave kanë qenë të pranishëm edhe qytetarë të shumtë që kanë ndjekur nga afër këto diskutime. “Nuk ka pasur asnjë takim për planin urbanistik??? Ja provat! Por tani le të ecim përpara me punë e jo me llogje. #Tirana”, shkroi Veliaj.

Më parë Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të ligjit janë zhvilluar 3 takime të mëdha publike nga dy që është detyrimi, 24 takime në të gjitha njësitë administrative dhe rreth 100 takime të tjerë me ekspertë dhe grupe interesi.

Plani Vendor

Duke u ndalur në Planin e Përgjithshëm Vendor, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky dokument projekton Tiranën si një hapësirë europiane.

“Deri më sot Planet Urbanistike janë parë, me të drejtë, si plane zhvillimi, që përcaktojnë njolla e intensitete ndërtimi. Por kjo nuk ka lidhje me dokumentin që kemi sjellë sot përpara Këshillit. Sigurisht, që edhe ky Plan adreson çështjen e ndërtimit, por kjo është veç njëra nga tematikat e trajtuara aty dhe jo më e rëndësishmja. Sepse mbi të gjitha ky dokument është një inventar i të gjithë problemeve, potencialeve, aseteve të Tiranës dhe i rrugëve sesi këto mund të adresohen apo shfrytëzohen në të mirë të qytetit”, tha ai.

Kryebashkiaku deklaroi se procesi i hartimit të këtij plani ka vendosur pa asnjë dyshim një standard të ri transparence dhe përfshirje të komunitetit.

“Plani që sjellim sot synon t’i japë Tiranës një identitet të ri urbanistik. Nuk është një plan i ngrirë, mekanik, i bukur në letër por i pazbatueshëm në praktikë, por një dokument që e trajton hapësirën e Tiranës së madhe si një organizëm, fleksibël dhe pragmatik sepse fokusohet tek zgjidhjet praktike në të mirë të qytetarëve dhe jo tek vizatimet e bukura në hartë tha Veliaj duke theksuar se plani i ri ka 5 shtylla kryesore:

Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë;

Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet

Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit;

Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter;

Së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here