Nis mbledhja e KQZ-së, PD: Roshit t’i hiqet mandati

0
189
Kryetari i KQZ, Denar Biba dhe anetaret Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, gjate nje mbledhje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ku eshte diskutuar kerkesa e prokurorise per heqjen e mandatit te deputeteve Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami, si dhe shkarkimin e kryebashkiakut te Kavajes, Elvis Roshi./r/n/r/nHead of the CEC, Denar Biba and members, Gezim Veleshnja, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, during a meeting of the Central Election Commission, in which was discussed the request of the prosecution for the removal of lawmakers mandates Dashamir Tahiri and Shkelqim Selami and dismissal of Kavaja's mayor Elvis Roshi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen per vendimin për heqjen e mandatit të tre funksionarëve të parë që preken nga ligji i dekriminalizimit. KQZ-ja do të vendosë për fatin e mandatit të deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami, deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri, dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Burime pranë KQZ-së bënë të ditur për “Panorama” se Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar dje komisionit informacionet shtesë që kërkuan për secilin nga tri rastet e funksionarëve që u preket mandati.

 

 

Ne diskutimin per secilin nga emrat, Vera Shtjefni tha se jane te gjitha kushtet qe Elvis Roshit, kryetar i Bashkise se Kavajes, duhet ti hiqet mandati.

Në mbledhjen e shkuar, anëtarët e KQZ-së kërkuan më shumë informacione për datat dhe të dhënat e vendimeve për të cilat Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandateve të Tahirit, Selamit dhe Rroshit.

Por një përgjigje e tillë ka mbërritur dje nga organi i akuzës, edhe pse në mbledhjen e fundit një pjesë e anëtarëve të PS-së në KQZ kanë kërkuar që të jepen informacionet e plota nga Prokuroria.

Në seancën e fundit, anëtarët e zgjedhur nga PS-ja në KQZ kërkuan që të merrnin më shumë kohë në dispozicion, duke shkuar përtej afatit të fundit që është 30 dhjetori, në mënyrë që të merrnin një vendim të pjekur. Por pas qëndrimit kundër të aleatëve të LSI-së, situata e ndryshua dhe u vendos për një shtyrje prej 48 orësh.

Anëtari i mbështetur nga LSI-ja në KQZ, Gëzim Veleshnja, u shpreh ndryshe nga kolegët e PS-së, duke kërkuar që për të tre funksionarët KQZ nuk duhet ta digjte afatin e fundit, që është 30 dhjetori. Partia Demokratike, dje me anë të Oerd Bylykbashit ka dalë në mbrojtje të deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri, duke kërkuar që rastin e tij të mos e krahasojnë me atë të Elvis Rroshit.

Sipas Bylykbashit, Rroshi është dënuar për përdhunim dhe trafik droge, kurse Tahiri për falsifikim të patentës së automjetit.

“Elvis Rroshi është simboli. Për fat, sot nuk ka asnjë dyshim. Zotëria largohet tani. Prova nga Prokuroria është. Është dënuar me vendim përfundimtar. Çdo lloj tentative të bëjnë avokatët e Edi Ramës për ta shpëtuar, është e mbyllur. Të dhënat thonë për më tepër se aq. Janë dhe dy raste të tjera. Çdo rast do të shihet një për një. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje vullnetin e PD-së lidhur me dekriminalizimin, por do të zbatohet ajo që parashikon ligjin dhe Këshilli i Europës. Nëse një patentë është e barasvlershme me trafikun e qenieve njerëzore, këtë besoj asnjë shqiptar s’e pranon”, tha dje Bylykbashi./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here