Rrëmbyer, izoluar dhe përdhunuar për katër ditë rresht, me qëllimin për ta detyruar atë të prostituonte.
Ngjarja ka ndodhur në Villaricca, në provincën e Napolit, ku protagoniste eshte bere një vajzë shqiptare e moshes 17 vjeçare e cila ka arritur te shpëtoje nga kthetrat e nje bashkekombasi te saj, fale policise.
Makthi për të filloi qe në 21 Dhjetor: e reja, e cila kishte hyre në Itali pak javë me pare, e ftuar nga të afërmit, është rrëmbyer ndërsa ishte duke bere një shëtitje, shkruajne mediat italiane.
Në ditët në vijim, familja e saj mendoi se ishte zhdukur vete, por teksa ditet kalonin, u rrit shqetësimi per te dhe me 24 dhjetor ata denoncuan humbjen e saj në polici.
Disa orë më vonë, familja u kontaktua nga disa miq që i thonë se ajo është mirë dhe donte që t’i çonin pasaportën.
Një kërkesë kjo që nuk e ka bindur Policinë dhe mendoi të organizonte takimin ku do i jepej pasaporta vajzes.
Gruaja qe u prezantua, menjehere e pranoi qe ajo u detyrua të vepronte si një ndërmjetëse. Policia me pas gjeti ne nje shtëpi në Castel Volturno, vajzen shqiptare e cila ishte mbyllur brenda, lene pa ushqim, dhe e dhunuar sistematikisht.
Ata që e kishin rrëmbyer, donin ta kthenin në një prostitutë.
17 vjeçarja është liruar dhe u dërgua në stacionin policor, ku ata e mbajten për darkën e Krishtlindjeve.
Autori, qe eshte një shqiptar 42-vjeçar, përfundoi në burg dhe mbi te rendojne akuzat e rrëmbimit, dhune seksuale dhe detyrim per prostitucion./panoram