Emri/ Si transportonin 206 kg drogë grekët e shqiptari, kapen në Igumenicë

0
198

Dy grekë dhe një shqiptar kanë përfunduar sot në pranga, pasi kanë tentuar të fusin nga Shqipëria në Greqi plot 206-të kg marijuanë.

 


Policia greke ka arritur të ndalojë në Filat të Igumenicës dy makina që transportonin drogën dhe tjetrën që kontrollonte rrugën

 


Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 63 pako me 205 kg e 930 gram marijuanë, ndërsa në pranga deri tani kanë rënë dy shtetas grekë 23 dhe 27 vjec dhe një shqiptar 23 vjeç, i identifikuar si Ilia Majkaj.

Të njëjtat burime saktësojnë se operacioni është në vazhdim e sipër, ndërsa të tjera detaje pritet të zbulohen në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here