Vasili: Kryeministri ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit, LSI do e votojë

0
173

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur sot për ligjin e lojërave të fatit duke garantuar se kjo forcë parlamentare do të jetë pro mbylljes. Vasili tha se kryeministri Edi Rama mund ta sjellë ligjin për lojërat e fatit që në seancën e parë të janarit dhe të gjitha votat e LSI-së do të jenë pro mbylljes.

Qëndimi i Vasilit erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për pamundësinë e një qëndrimi unanim të maxhorancës për të zgjidhur këtë çështje.

“Bixhozi kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen. Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jene pro mbylljes”, theksoi ai.

Madje Vasili shkoi edhe më tej me qëndrimin e tij. Ai tha se edhe nëse një deputet i vetëm i LSI-së, nuk do ta votonte draftin për mbylljen e lojërave të fatit do të përjashtohet nga grupi.

“Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte ai do të përjashtohej nga grupi. Ai anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit. Besoj që deri në mbledhjen e parë të parlamentit të janarit Rama do t’i bëjë bashkë të gjitha votat e grupit të PS. Në pak javë i japim pra fund një herë e mirë problemit bixhozi”, deklaroi Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here