Mes mijëra qytetarëve shqiptarë në natën e ndërrimit të viteve në sheshin Nënë Tereza, ishte i pranishëm edhe një djalë serb, i cili ka vendosur ta dokumentoj vizitën e tij përmes videove të cilat më pas i ka ngarkuar në Youtube.
“Unë jam një djalë serb”, thoë ai teksa tregon përmes videos atmosferën pak para mesnatës së 31 dhjetorit, raporton Newsbomb.al. “kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri. Kam qenë edhe më parë dhe kam udhëtuar nga jugu në veri”.
Ai më pas thotë se është i mahnitur nga mikpritja e shqiptarëve. Turisti serb, për të cilin pak dihet, ka vendosur që njërën video ta sponsorizojë në Facebook, ndërsa në kanalin e tij në Youtube gjendet edhe vetëm një video tjetër ku ai ka filmuar krebashkiakun Erion Veliaj dhe mijëra qytetarë që presin vitin e ri dhe spektaklin e fishekzjarreve.