Dy golat e James Rodriguez që vendosën të ardhmen e tij

0
169

Kolumbiani e pati lënë të hapur muajin e shkuar rrugën e largimit nga Reali i Madridit përmes deklaratave të tij, por duket se ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të qëndrojë. Paraqitjet e tij të pakta me skuadrën në pjesën e parë të sezonit do të bënin që të qarkullonin zëra për interesimin e Çelsit, PSG-së dhe të Mançester Junajtedit për të.

James Rodriguez pati një rol protagonist në takimin e së mërkurës midis Realit të Madridit dhe Seviljes, një ndeshje e vlefshme për një të tetat e Kupës së Mbretit.

Rodriguez shënoi dy prej golave në fitoren 3-0 të Realit; një fitore që e bën më të afërt daljen në çerekfinale.

“Të gjithë në këtë skuadër duan të luajnë, e të gjithë ne kalojmë kohë të vështira, por tani fillon një viti i ri për mua, dhe unë do të qëndroj në Madrid,” tha kolumbiani pas ndeshjes.

“Unë thjesht dua të luaj mirë kur të më jepet mundësia. Dua të jem në gjendje të bëj gjëra të mira si sot, kur e ndihmova ekipin duke shënuar gola.”

25-vjeçari spikati në Botërorin e Brazilit të 2014-s, për t’u blerë më pas nga Reali i Madridit. Kurba e paraqitjeve të tij ka qenë në rënie në vijim, edhe për shkak të mosaktivizimit të mjaftueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here