Nje taksist i zhdukur ne Durres qe prej mbremjes se djeshme eshte gjetur sot ne Kavaje i pajete. Ishin familjaret e tij ata qe bene kallezim ne Polici dhe keta te fundit nisen menjehere kerkimet.
Burimet e Panorama thane se paraprakisht u gjet mes Kavajes dhe Rrogozhines mjeti i permbysur ne nje kanal, dhe me vone u gjet edhe trupi i pajete i shoferit. Ne video mund te shihni makinen e taksistit teksa transportohet me karroatrec.
Policia ka marre ne pyetje koleget e tij te tjere ne qytetin bregdetar per te mesuar me shume rreth oreve te fundit te tij ne pune. Sipas tyre, ka qene erresire dhe nuk e kane pare klientin qe ka hipur ne taksine e tij per here te fundit. Priten ne vijim te tjera detaje per te sqaruar nese eshte vrasje apo aksident me pasoje vdekjen.
Policia sqaron ngjarjen
Rreth orës 09:44, në fashatin Vil Bashtovë, nga shërbimet e Policisë Rrogozhinë, është vënë re një mjet në brendësi të një kanali me ujë.
Menjëherë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe nxjerrja e automjetit nga uji, ku në brendësi të mjetit në vendin e drejtuesit, ndodhet trupi i pajetë i një mashkulli.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi F. F., 53 vjeç dhe automjetit tip Mercedes Benz, me targë DR443A, të raportuar të zhdukur nga D.V.P. Durrës.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Alarmi i familjes
Më datë 04.01.2017, rreth orës 21: 30 kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit Faik Fejzgo 53 vjeç, i cili ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi”me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.
Efektivet e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij.
Çdo person, I cili ka ndonjë informacion mbi shtetasin e mësipërm është I lutur të kontaktojë në numrin 0694110217.