“Shtëpiaket e vërteta të ISIS-it” është seriali më i ri në formë të ironizuar gratë e përfshira në sulmet terroriste.
Kjo komedi britanike e cila është një satirë e serialit televiziv amerikan sjell ku jetën e shtëpiakeve të pasura të Neë Yourkut dhe Beverly Hills, paraqet gratë myslimane duke bërë fotografi “selfie”, ndërsa kanë veshur jelek me eksploziv.
Një nga personazhet shpërthen në lot sepse burri i saj nuk “resht së foluri për 40 virgjëreshat e tij”, duke iu referuar kështu asaj që u premtohet kamikazëve në parajsë.
Shfaqja është cilësuar si “totalisht e pamoralshme” për faktin se vë në lojë vështirësitë dhe përpjekjet e grave në Siri, duke shtuar kështu më shumë “stereotipin negativ” të grave që veshin perçe.
Në videon, një personazh dëgjohet të bëjë shaka duke thënë: “Kanë mbetur vetëm 3 ditë deri në prerjen e kokës dhe nuk ia kam idenë se çfarë do të vesh”.
Një tjetër duke iu drejtuar kamerës thotë: “Kam mbetur e ve 5 herë”, më pas shpërthen një bombë në ndërtesën e rrënuar.