Nga Ferdinant Sulaj
Kryeministri Rama sapo mori pushtetin ne 2013 deklaroi se do te zgjidhte problemin e pronave ,per te cilin qeverite e mepareshme nuk kishin bere asgje dhe se me ligjin e atehershem 9235/2006 ne fuqi do te duheshin mbi 1300 vjet te perfundonte procesi. Me sakte nuk mund te thuhej dhe pritshmeria konform deklarimit do te ishte tregues i qarte i seriozitetit dhe aftesise se nje lideri. Por nuk do te zgjaste shume dhe ne baze te udhezimeve te BE dhe konformm kushtetutes Ne nje takim pompoz ne Sheraton Rama thirri perfaqesuesit e pronareve dhe i burgosi ne salle pa te drejte fjale . Ne sfondin e tribunes nje parulle gjigande elektronike shkruante “” PRONARET PARTNERE TE QEVERISE “” Pra ishte pergatitur nje kurth te cilin pronaret e denoncuan menjehere dhe dolen demostrativisht nga salla
Ne vend te paraqiste nje projekt – draft deklaroi nje projekt ligj . Pa u konsultuar me askend dhe duke krijuar konspiracion rreth grupit hartues pa enmeruar as komision dhe as grup pune. Cdo gje u krye ne menyre konspirative . Natyrisht aksioni konspirativ siguronte rrezikun e nje vepre te ndyre .
Kryeministri intrigant mbeti ne salle me pefaqesuesit e institucioneve shteterore te cilet u ndien te turperuar. Vetem i paturpi nuk mund te kishte turp dhe mbajti nje monolog disa minutesh qe nuk i mbushi mendjen as vetes se tij.
Disa dite me pas Ministri i Drejtesise mblodhi perfaqesuesit e shoqatave dhe ne nje seance degjimi lejoi qe shoqatat e pronareve te cfaqnin idete e tyre ne lidhje me projekr-draftin qe u quajt i tille me presionin e Perfaqesuesve te shoqatave. Asnje kundershtim parimesh dhe kritikash mbi projekt- draftin nuk permendi paneli drejtues ku ishin Ministri , ZV/ Ministri Avokatja e shtetit , Drejtoresha e AKKPP, Drejtori i ALuIZNIT etj…
Me kete sjellje mashtruese ndaj BE dhe shkelje ndaj kushtetutes se Shqiperise per shmangje te paleve te interesuara ne ndertimin e ligjit tanime Projekt-Ligji kaloi me shumice votash ne Parlamentin e krimineleve ,mafiozeve , hajduteve dhe te paafteve me disipline te larte te PSSH. PD kundershtoi ligjin dhe deklaroi se do ta shfuqizoje ate sapo te vije ne pushtet. Natyrisht kjo e fundit i kishte mashtruar pronaret-legjitime dhe asnjehere nuk kishte menduar per ta.
Ligji 9235/1006 i aprovuar nen pushtetin e PD percaktonte drejt termin “Kthimi dhe kompensimi i prones” , por nuk u percaktua qarte kompensimi me prona ne zonat turistike , nuk u gjenden mjetet financiare qe do te justifikonin trajtimin arbitrar te prones me ligjin 7501 dhe do te shperblenin pronaret me vleren e tregut. Ky ligj u kundershtua me force nga pronaret legjtime dhe aplikimi i tij ishte nje kalvar vuajtjesh dhe shpenzimesh per pronaret legjitime. Shteti nuk mund te paguante dot nje borxh prej mbi 35 miliarde euro , prandaj duhet te bente kthimin fizik te prones , ashtu sic parashikonte neni 41 i kushtetutes si trashegimtare. Vitet qe kaluan e renduan gjendjen dhe shteti eshte i detyruar te paguaje pronaret me cmimin e tregut dhe sipas ”Gjendjes me te fundit te prones ” thote Gjykata e Strasburgut. Kjo eshte e arriteshme plotesisht. Ata qe kane perfituar duhet te paguajne dhe jo gjithe shqiptaret.
Ka 25 vjet qe zonat turistike jane sulmuar nga njerezit me pushtet, te cilet kane ndertuar afro 2 000 vila ne zonen turistike , po ashtu ne bashkepunim me mafian njerezit me pushtet kane grabitur me qindra hektare ne keto zona . Qeverite kane leshuar me mijera hektare me qera abuzive , amfiteoze etj me paramendimin qe me pas ti ndajne me perfituesit , duke u bere zot ne prona qe nuk kane pasur asnjehere titull pronesie shteterore, por private , ne proces njohje dhe kthimi ne gjykata e AKKP. Te gjitha keto veprime te kryera kryesisht nga mafiozet e Ministrise se Mjedisit qe paguanin mafien qeveritare , te cilit perfitonin miliona euro ne forme tanxhenti dhe qerate ishin minimale e nuk paguheshin . Vendi keshtu ekspozohej i pamundur per rritje ekonomike e perhere ne krize, por me e keqja eshte se agjensite me te medha te sigurimeve ne bote e renditin Shqiperine si vend te pasigurt , ne krize dhe i njejte me shtetet qe ndodhen ne lufte.
Te ndodhur ne keto skena mafioze e abuzimi disa “investitore” jane te detyruar te kthehen nga erdhen ndonjehere edhe me barrela duke e nxire imazhin e vendit ne disfavor te shqiptareve te ndershem , por natyrisht ndeshkimi i drejte eshte pushtet vetem i zotit dhe ai godet atje ku duhet. Por thelbi i shkaterrimit te shtetit shqiptar eshte aplikimi i termit populist revolucionar marksist te “dhurimit te prones falas dhe pa shperblim” si ne ligjin 7501 ashtu edhe ne ligjin e legalizimeve , duke krijuar nje depozite votash te palevizeshme te perfituesve , qe ndodhen nen nje borxh moral ndaj kastave te PS dhe PD , te cilat qendrojne ne pushtet prej 25 vitesh. Por ne fakt ata ndodhen nen nje borxh financiar ndaj shqiptareve te varfer qe nuk perfitojne asgje falas, jetojne ne varferi dhe pa shprese , sepse borxhi shteteror mbetet rreth 70 % e GDP dhe gjithmone do te kete varferi , pasiguri e pamundesi jetese normale, pasi pushteti mbetet ne nje dore dhe ata qe perfituan falas u imponojne varferine , mjerimin dhe mafian gjithe shqiptareve. Prandaj pelegrinazhi politik i kryeministrit duke sherndare tapi eshte nje revolucion psikologjik mbi armaten e mbeshtetesve te diktatures duke i cuar ata ne masen e frikeshme 52 % e duke i rikujtuar se kete vend ata do ta vjedhin grabisin dhe shkaterrojne pa fre sepse per te shkaterruar kete vend paraardhesve te tyre qe vrane e prener si deshen nuk u hyri asnje gjemb ne kembe.
Perfundimisht ligji i aprovuar nga Rama nr 133/2015 u ankimua ne GJ K nga nje spekter i gjere qe nga pronaret legjitime , partite politike , Av . Popullit dhe Presidenti i Republikes, por kjo gjykate e mbushur me militante te partive kryesore dhe fgavorite te mafias qeveritare zgjati vendimmarrjen duke kerkuar mendim nga Komisioni i Venecias. Pergjigja e ardhur nga komisioni i Vernecias e trembi qeverine e korruptuar Rama dhe ajo ndermori sulm ndaj Gjykates Kushtetuese. Por Vetingu qe ka trembur gjyqtaret dhe aspak mafiozet ne qeveri i ka detyruar GJ.K. te nderhyje fare pak ne ligj, natyrisht per te krijuar mendimin se ligji u godit. Por e verteta eshte ndryshe. Rama i trembur deklaronte dje “Kemi nje shembull jo inkurajues me opinionin e Komisionit te Venezias qe Gj. K. ka bere ne ligjin e pronave me vendimin e saj per te nderhyre ne ligj.” . I trembur nga rasti i falsifikimet ne perkthimin e ligjit te Vetingut Rama kujton relacionin e “Komisioni i Venecias” qe citon per ligjin e pronave.
Pika – 5. Ky raport amicus curiae eshte bazuar ne nje perkthim jozyrtar ne Anglisht te Ligjit nr 133/2015 dhe udhezuesit/shpjeguesit bashkangjitur tij. Rrjedhimisht ky amicus curiae mund te permbaje gabime faktike ose pasaktesi si pasoje e perkthimit.
Pika- 29 – GjEDNj e ka deklaruar se mungesa e fondeve apo resurseve te tjera nuk mund te quhet justifikim per nje vend I cili nuk zbadon detyrimet e tij nen KEDNj per te siguruar zbatimin e vendimeve te finalizuara brenda nje kohe te arsyeshme
Pika- 31 -Ligjet paraardhese; Ligji i Pronave i 1993, ai I 2004 dhe I 2006, parashikonin nje kompensim me te larte se 133/2015. Rrjedhimish mund te qendroje ankesa se ligjet e mepareshme krijuan nje pritshmeri kompensimi me vleren e tregut ne momentin e vendimit te kompensimit. Edhe pse nje kompensim me I ulet nuk klasifikohet si shpronesim formal, shume mire mund te klasifikohet si nje nderhyrje “interference” nga shteti, ndesh me dispositen parashtruar nga Art1 Prot nr.1.
Pika- 38- Sikurse u permend me siper, dispozitat eLgj 133/2015 mund te cojne drejt nje pakesimi te sasise kompensuese destinuar per ish-pronaret. Ne ceshtjet-ligjore te GjEDNj, nje disproporcion ekstrem midis vleres kadastrale zyrtare dhe kompensimit dhene ish-pronarit, mund te coje ne mungese kompensimi, gje qe eshte e justifikueshme vetem ne raste vertet te vecanta .
Pra Venezia insiston se një kompensim shumë i ulët konsiderohet shpronësim dhe ky eshte ligji i tij 133/2015 i Rames i cili me fuqi ” magjike” nje ligj qe kerkonte 1300 vjet tu kthente pronat pronareve e kthen ne vetem 10 vjet . Kujtdo do ti kujtonte Zhvejkun kjo aritmetike e Rames.
Por ky ligj ne nenin 6 te tij nuk perputhet me asnje norme logjike , aritmetike dhe juridike , sepse vlereson pronen si parcele kadastrale e vitit 1945 keshtu qe rreth 75% te pronave humbin pronen e tyre , ku vlera reale e prones qe llogaritet per tu kthyer shkon nga 20- 900 ( nenteqind ) here me pak se vlera e hartes se prones e vitit 2013 . Pra ky ligj nuk eshte nje shpronesim formal , por eshte nje shpronesim total.
Vonesa ne dhenien e Drejtesise nga Gjykata Kushtetuese , pamundesia e vendimmarrjes se drejtperdrejte e sforcuar nga presionet politike te brendeshme dhe nga qeveria si edhe ligji i Vetingut qe interferon ne sigurine e kesaj Gjykate , e kane demtuar mjaft procesin dhe po e bejne ate te pamundur per te dhene drejtesi. Natyrisht qe drejtesine nuk mund ta japin as qeveri e as qeveritare qe drejtesia i pret per ti gjykuar zullumet e tyre me popullin, por per kete VETINGU duhet filluar nga kushdo qe keto 25 vjet ka qene qofte edhe nje here ne pushtet. Perfundimisht pronaret legjitime kete here jane te bindur se Gjykata e Strasburgut do te jape vendimmarrje qe do ti paraprije vetingut shqiptar dhe do te shenoje fillimin e nje epoke ku vendimmarresit arrogante, kriminele e mafioze do te gjykohen me pare nga populli e me pas nga institucionet……..
*Kryetari i shoqatës kombëtare të pronarëve legjitimë