Nata që ndryshoi fatin e Rusisë

0
946

Ftesa e një darke që përfundoi me një krim: kështu vdiq “djalli” Rasputin

Tridhjetëdhjetorin e njëqind viteve më parë u vra murgu rus, këshilltari i Romanovëve. Ja se si shkruan realisht gjërat. Dhe çfarë ndodhi para dhe pas vrasjes së tij. Duke përfshirë edhe takimin me Montanelin…

Askush s‘mund të qe më i ndryshëm nga çifti nga i darkuesve që u përballën më njëri-tjetrin mbrëmjen e 100 viteve më parë, në 29 dhjetor 1916 në Petersburg, pallati luksoz i princave Jusupov. Ndërsa pas shpinës së tyre po gatitej stuhia e revolucionit, murgu dhe dendi nuk e dinin se mishëronin konfliktin e lashtë mes monarkisë absolute dhe aristokracisë.

Ushtria, e udhëhequr nga Cari, ishte duke pësuar një seri humbjesh në frontin e luftës, ndërsa caresha e dobët, e dominuar nga Rasputini, i vetmi në gjendje për të kuruar hemofilinë e trashëgimtarit të fronit, nuk dukej se qe e aftë të menaxhonte krizën e brendshme. Pasardhës të Khanëve të lashtë mongolë, Jusupovët qenë më të pasur edhe se carët.

I llastuar dhe narcizist, Feliksit kishte filluar t’i pëlqente që në adoleshencë të vishej si grua. Por kur kishte performuar si këngëtare në një kabare të njohur, disa miq të familjes e njohën dhe  vunë në dijeni prindërit e tij. Për një farë kohe princi, i frikësuar nga fyerjet ai hoqi dorë, për të rifilluar sërish atë lojë të rrezikshme. Vëllai dhe e dashura, bashkëpunëtorët e tij, përpiqeshin ta mbronin, sa herë frekuentonte lagjet e varfëra, i stolisur me diamantët e të ëmës.

Pastaj pati një kthesë:u martua me Dukeshën e Madhe, të bukurën dhe eleganten Irina, mbesa e carit, thuhje se qe shumë e admiruar edhe nga Rasputini, i njohur për zakonet e saj orgjiastike. Në kujtimet e tij, dëshmia e vetme e drejtpërdrejtë e asaj nate, Jusupov duket se lë të kuptohet se murgu, në një periudhë kur policia sekrete e mbronte hap pas hapi nga armiqtë e shumtë, kishte pranuar ta takonte për shkak të bukurisë së tij.

Për ta pritur pa rënë në sy në pallatin e ndërtuar nga Ivani i Tmerrshëm, princi kishte ndërtuar  në bodrum një dhomë të improvizuar ngrënieje. Tapetet persiane, karriget antike dhe vazot kineze ishin rregulluar në mënyrë të tillë, që të jepnin idenë e një shtëpie të banuar. Samovari tymonte mbi tavolinën e gdhendur, dhe një mjek, pjesë e komplotit për të eliminuar Rasputinin, kishte hedhur cianur tek ëmbëlsirat dhe gotat me pije.

Pastaj Jusupov, me një lëkurën e ariut të hedhur mbi sy për të shmangur njohjen, kishte shkuar për të marrë viktimën e ardhshme. Rasputini qe veshur me shije, mbante një bluzë mëndafshi blu dhe kishte krehur mjekrën e tij të gjatë. Qëkur e kishte njohur 7 vjet më parë, princi kishte ndjerë për të një neveri të vështirë për ta kontrolluar. Ai e urrente tonin e tij të ëmbël prej predikuesi, por edhe arrogancën.

Atë mbrëmje, ndërsa po e priste, rrezikoi për një moment të rrëzohej. Kishte ndjerë një keqardhje të madhe për njeriun, që po shkonte të përballej me fundin e tij. “Për çfarë i shërbente dhuntia e parashikimit të të ardhmes, nëse nuk shihte dot kurthin e tmerrshëm që i kishin ngritur?”. Pastaj, duke menduar mbi “jetën famëkeqe” të Rasputinit, dhe ndikimin e tij të neveritshëm tek Romanovët, e kishte marrë veten.

Kur mbërritën, murgu dyshoi për një moment kur dëgjoi zhurmën e muzikës që vinte kati i sipërëm, ku qenë fshehur komplotistët. Pastaj ishte qetësuar. I kishte pëlqyer një dollap i çmuar prej ebaniti të praruar me fildish, dhe u argëtua si fëmijë kur hapi dhe mbylli rraftet e vogla. Folën për zërat mbi një komplot kundër tij. “Aristokratët nuk arrijnë të mësohen me idenë, se një fshatar i thjeshtë endet nëpër sallat e Pallatit Perandorak… janë nxirë nga zilia dhe zemërimi … Por unë nuk i kam frikë. S’mund të më bëjnë asgjë. Jam i mbrojtur nga fati i keq. U përpoqën disa herë të më vrisnin, por Zoti ka sabotuar gjithmonë komplotet e tyre. Fatkeqësia do të bjerë mbi të gjitha ata që ngrenë dorën mbi mua”.

Nuk qe e lehtë t’a bindje të hante ëmbëlsirat, por kur u rrëzua përtokë helmi nuk kishte bërë asnjë efekt. As doza e cianurit në verën e tij të preferuar, Madeira, nuk dukej se kishte vepruar.

E tundte gotën ngadalë me stilin e një njohësi të mirë, duke e vështruar me ligësi të zotin e shtëpisë. Papritur, biseda u ndërpre dhe fytyra e Rasputinit mori një pamje të egër. Ai njihej për fuqinë e madhe hipnotike të shikimit të tij, dhe Jusupov u ndje i pushtuar nga

një topitje e pamposhtshme. Kur e rimori veten, i ftuari i kërkoi të këndonte për të. Me vështirësi, Jusupov ia filloi një kënge të trishtuar. Por Rasputini nuk ngopej asnjëherë. “Këndo edhe pak. Më pëlqen realisht kjo këngë, ti e këndon me shpirt”.

Ishte ora 2 e mëngjesit të 30 dhjetorit, dhe Rasputini dukej thjesht paksa i mpirë. Në fakt, duke dëgjuar zhurmë në katin e sipërm filloi të dyshonte. Jusupov u ngjit lart me një lloj justifikimi, dhe miqtë i dhanë një revolver. Kur u rrikthye, murgu as që ia hodhi sytë. “Mos nuk ndiheni mirë?”. “Po, e kam kokën e rëndë, dhe ndjej një ndjegie në stomak. Më hidh sërish ca verë, do të më bëjë mirë”. 

Në fakt, u rigjallërua dhe kërkoi ta çonte princin në një festë ciganësh. “Mendimet janë të gjitha për Perëndinë, por trupi është për njerëzit!”, kishte bërë shaka duke i shkelur syrin. Kur Jusupov i kërkoi të shihte kryqin e mrrekullueshëm prej kristali dhe të shprehte një lutje, tjetri e kishte fiksuar me një pamje të hutuar dhe të nënshtruar.

Duke u përpjekur të kontrollojë të dridhurat që po e shkundnin, princi e qëlloi Raspuitinin në zemër, dhe ky i fundit u shemb përtokë me një ulërimë mbi qilimin prej lëkurës së ariut që mbulonte dyshemenë. Komplotistët u turrën teposhtë për të parë trupin e pajetë me një njollë të kuqe në gjoks. Vetëm pas disa minutash Rasputini qe neutralizuar.

Ndërsa, për të shmangur çdo lloj dyshimi, një nga komplotistët, i fshehur pas peliçes së madhe të murgut, u dërgua me makinë në shtëpinë e të ndjerit, Jusupov u rrikthye për të kontrolluar nëse armiku kishte vdekur realisht. Por papritmas “sytë e gjëlbër prej nepërke” të Rasputinit qenë hapur, dhe e kishin fiksuar me një lloj satanizmi. Princi mbeti i paralizuar nga terrori, ndërsa tjetri me shkumë në gojë u ngrit më këmbë dhe iu hodh përsipër, duke përsëritur pa pushim emrin e tij.

Jusupov u ndje i pafuqishëm përballë asaj qenieje, që nuk dukej se e zbuste asgjë. Pastaj me një përpjekje mbinjerëzore arriti të çlirohej prej tij. Ndërsa princi vrapoi për të thirrur miqtë, murgu filloi të largohej kambadorazi, duke u çjerrë si “një kafshë e plagosur”. Vetëm disa të shtëna të tjera arritën ta ndalojnë. Kur komplotistët larguan policinë, e alarmuar nga zhurma, Jusupov në jerm u hodh mbi trupin e palëvizshëm dhe e goditi atë disa herë me thikë, nën vështrimin tmerruar të të pranishmëve.

Pastaj mbeti pa ndjenja, ndërkohë që shokët e tij shkuan të hedhin Rasputinin në lumë. Caresha do të kërkonte kokën e Jusupovit, por Rasputini qe tepër i urryer dhe fajtori thjesht u ndëshkua me dëbim nga vendi, deri kur revolucioni të përmbyste gjithçka. Duke e ndjerë stuhinë e afërt, princi kishte hequr nga korniza në galerinë e pallatit të tij dy piktura të Rembrandit.

Ndërkohë lindin legjendat mbi atë natë tragjike. Thuhej se Jusupov apo një nga komplotistët e kishin tredhur viktimën e tyre. Kjo relike e dyshimtë e vjedhur nga një kamariere, ish-dashnore e klerikut, qarkulloi për një kohë të gjatë para se të vendosej në Shën Petersburg në Muzeun e Erotizmit. Në Paris Jusupov filloi një jetë të dytë, edhe pse gjaku i asaj nate formonte një aureolë të errët rreth fytyrës së tij të zbehtë.

Pavarësisht edukimit të tij të përsosur, princi i lejonte herë pas here vetes një ironi të lehtë. “Jam martuar për snobizëm, dhe gruaja ime u martua me mua për para. Ky është themeli i çifteve që mbijetojnë për një kohë të gjatë”’. Dhe në fakt, çifti u mbijetoi thashethemeve të para të asaj historie, dhe më pas edhe vështirësive të mërgimit. Ai arriti të merrte me vete një pjesë të bizhuve të familjes.

Nuk qe e lehtë të bindej të shiste perlat e zeza legjendare në formë dardhe, por ai që i bleu pas bisedimeve të gjata, ishte Pier Kartje. Në vitin 1925, gjatë punimeve restauruese në pallatin Jusupov në Shën Petersburg, u zbulua një sasi e madhe bizhuterish të fshehura nga vetë Jusupov, me shpresën e rrikthimit për t’i marrë ato sërish. Nga shitja e “Pelegrinës”, një nga perlat më të famshme në botën dhe me dimensione të pazakonta, ai arriti të mblidhte fondet e nevojshme për hapjen e shtëpisë së re te modës, Irfe, Ir për Irinën dhe Fe për Feliks.

Besnik ndaj estetikës së kohës, Princi krijoi modele dhe parfume dukshëm hermafrodite. Muza e tij ishte bashkëshortja e ndrojtur dhe fjalëpak, që shërbente edhe si manekin. Por suksesi fillestar nuk zgjati shumë. Një kontradiktë e çuditshme kishte të bënte me duart e Jusupov. Një memuarist, Andre dë Fukje, i cili e kishte takuar në vitet 1920, pohon se princi i kishte dhënë me dashamirësi “një dorë as aristokrate dhe as delikate”, në kontrast me historinë e tij të errët.

Pak e shumë në të njëjtën kohë, Xhozef Kesel, i angazhuar në shkrimin e një reportazhi mbi emigrantët rusë të pas revolucionit, mbeti i impresionuar nga atraktiviteti çnjerëzor i të zbehtit Jusupov. Por kishte theksuar se sipas mendimit të tij kishte një mospërputhje fizike:”Duart ishin disproporcionale. Ato qenë duar të mëdha, materiale, të rënda në një trup prej kryeëngjëlli”.

Nëse është e vërtetë që princi ishte shumë i rezervuar dhe kishte fshirë numrin e tij nga listat për të shmangur gazetarët, është po aq e vërtetë se ai nuk u shmangej tregimeve mbi atë natë të famshme. Dëgjuesit mbeteshin të habitur nga dashuria me të cilën evokonte Rasputinin. www.bota.al

”Jam i bindur se me vrasjen e tij, e çlirova nga demonët e tij. Janë këta demonë që shkaktuan Revolucionin Rus, pasi duhet rikujtuar se vdekja e tij përcaktoi fundin e Perandorisë Ruse. Demonët që kishin pushtuar Rasputinin bënë revolucionin, por pas tij, i çliruar dhe ekzorcizuar, u bë engjëlli im mbrojtës. Kurrë më parë nuk kam fjetur aq mirë sesa pas vdekjes së tij, pasi kam ndjesinë se ai më mbron”.

Me kalimin e kohës, edhe kapitali i përftuar nga shitja e bizhuterive kishte filluar të pakësohej. Jusupov nuk kishte vese, por shpenzonte shuma të mëdha në bamirësi për refugjatët ruse që gjendeshin në Francë. Për më tepër, ishte viktimë e një serie personazhesh të dyshimtë, disa prej të cilëve iu afruan si ndihmës. Pastaj vilës iu shkëputën një seri godinash, duke përfshirë një shtëpi thjeshtë ne rrethinat e kryeqytetit, në Boulogne-sur-Seine.

Një dendi i famshëm, Boni dë Kastelan, u befasua kur e gjeti të rrethuar nga një turmë shërbëtorësh të marrë në punë dukshëm vetëm për mëshirë, ndër të cilët shquheshin një kuzhinier, ish-oficer i rojeve perandorake dhe një kopshtar me një kapele cilindër plot me vrima. Por më tepër i la përshtypje, pas koncertit të improvizuar, vështrimi i ftohtë dhe vigjilent i princeshës dhe besimi i saj në të ardhmen e Rusisë, në kontrast të plotë urrejtjen e përhapur në mesin e emigrantëve të tjerë.

Në vitet 1950 kur u botuan kujtimet e Jusupov, thashethemet qenë të gjalla, dhe si ai plot stil. Në një darkë mondane, princi e kishte paraqitur veten si zakonisht të ndjekur nga shoferi i tij, dhe që u përfol edhe si i dashuri i tij, i veshur me uniformën e një hierarku të lartë ushtarak. Por kur e zonja e shtëpisë  iu lut të dërgonte shoferin për një porosi, Jusupov u përgjigj me sinqeritet: “Po unë nuk kam makinë!”.

Princi dhe shërbëtori i tij udhëtonin me metro. Rrobat e tyre ceremoniale u bënin përshtypje pasagjerëve të tjerë, jo më pak për trukun dhe shenjat e buqëkuqit që gjallëronin tiparet pa gjak të fytyrës së princit. Pëshpëritej mbi marrëdhënien e tij me një prift domenikan, por në ato vite një ish-dashnore e tij tregonte me kënaqësi për një dhuratë të veçantë, revolen me të cilën Jusupov kishte eleminuar murgun e famshëm.

Flitej edhe për një grua që e mashtruar nga princi, i pati dhënë para hua, të cilat nuk iu kthyen kurrë. A mos kishte ndoshta të drejtë Pol Morand, kur e kishte etiketuar shumë vite më parë, “një Lorenc të bukur, femëror, që shitej me një çmim të lartë apo të lirë në varësi të rastit?” Në vitin 1967, në të tetëdhjetat e tij, i dha këshilla të vlefshme rregjizorit Robert Hosein, i cili ishte duke xhiruar filmin “Unë e vrava Rasputinin”.

Jusupov jo vetëm që mori pjesë vetëm në përzgjedhjen e aktorëve, por i trajnoi ata të riprodhojnë gjestet dhe sjelljen e tij. Kur Montaneli e takoi në Paris, ai qe ende tërheqëse, pavarësisht viteve mbi shpinë. Sytë e ylbertë ishin prapë të bukur e të ëmbël. E si mund të ishte një vrasës? Të gjithë qenë në dijeni të një hipotezë, e cila ia atribuonte vrasjen e Rasputinit një agjenti të fshehtë anglez të futur në pallatin e Princit.

Faktikisht, Anglia qe armiqësore ndaj përpjekjes së murgut për të tërhequr Rusinë nga lufta. Lidhur me këtë Yusupov, ishte shprehur:”lexoj në sytë tuaj një pyetje… dhe më duhet të pranoj që Rasputinin nuk e vrava unë”.  Pastaj përballë habisë së gazetarit, kishte specifikuar me zërin e tij monoton:”Jo, jo në kuptimin që mendoni ju… Rasputini nuk qe një njeri; ai ishte një gogol i përbërë nga një mori forcash diabolike… nuk e vrava më parë dhe as më vonë pas asaj dite. I urrej luftërat, revolucionet, dhe çdo gjë mund të rrezikojë jetën e njeriut. Unë jam një partizan i deklaruar dhe praktikues i jo-dhunës”.

Montanelli e kishte parë atë zotëri të veshur si anglez, që fliste dhe nuk sillej si një anglez. “Është rusi më rus, që kam njohur deri më sot”.  Tek porta, kozaku i kishte pëshpëritur:”Ajo i adhuron lulet”. “Ajo kush?”. “Shkëlqesia e Tij, Princi!”. / “Sette” – www.bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here