Flet më në fund dhe Mustafa për Haradinaj, AKK bën gati protestat

0
226

Ka folur më në fund pas 48 orësh kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mbi arrestimin e Ramush Haradinaj.

Por Mustafa vetëm ja dhënë një vlerësim, ndërkohë që nuk ka thënë sesi do të zgjidhet kjo çështje.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar një protestë.

“Dëshiroj të shpreh shqetësimin e Qeverisë për këtë arrestim bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia politikisht dhe armiqësisht. Këto janë akte të paligjshme dhe të padrejta për të provokuar tensione dhe për të bllokuar perspektivën e euroatlantike të Kosovës. Të gjitha dikasteret e Qeverisë janë duke u angazhuar që Haradinaj të kthehet sa më shpejt në angazhimet e tij ditore”, tha Mustafa para kabinetit qeveritar.

Kryeministri nuk ka folur për mundësinë e ndërprerjes së bisedimeve me Serbinë për të cilat ministrja Edita Tahiri ka thënë se duhet të vendosë kryeministri, kur është pyetur nëse duhet të ndërpriten bisedimet për shkak të sjelljes së Serbisë.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nesër do të organizojë një marsh protestues, për të kundërshtuar ndalimin e liderit të saj Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

“Nesër në Prishtinë organizohet protestë paqësore si reagim ndaj arrestimit të liderit tonë Ramush Haradinaj në Francë. Do të takohemi tek Neë Born ora 13:00, për të vazhduar me marsh protestues deri te Ambasada Franceze”, thuhet në njoftimin që është shpërndarë nga personalitete të AAK-së.

Në njoftim ftohen strukturat e AAK-së, qytetarët dhe mbështetësit që të mobilizohen për protestën e nesërme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here