Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, lidhur me situatën e drogës dhe të krimit në vend. Sipas tij, ajo që dihet është se ka pesëfishim të sipërfaqes së mbjellë më drogë, dhe se bosët e krimit janë të lirë dhe për këtë e ka vajin Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
Ai shkruan :
Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016.
Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri.
Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!
Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve.