Sot është festuar në shumë rrethe të vendit dita e “Ujit të Bekuar”. Gjithashtu është zhvilluar ceremonia festive e hedhjes së kryqit në ujë.
Kryqi, simbol i kësaj feste hidhet në lumin Osum dhe disa të rinj apo edhe bura pak rendësi ka, qëndrojnë në ujërat e ftohta të lumit dhe sfidojnë njëri-tjetrin për kapjen e tij. Kësaj radhe kryqi është kapur nga djali me bluzë blu, i cili merr edhe bekimin kishës dhe të banorëve.
Sot ndryshe nga vitet e tjera, këta të rinj përveç ujit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta, janë përballur edhe me borën, e cila vazhdon të bjerë flokë-flokë në këtë qytet.
Ndërkaq i riu i cili ka arritur që të nxjerrë kryqin nga uji në Urën e Goricës, troket derë më derë ku merr bekimin e qytetarëve, ndërsa shpërblehet edhe me një shumë monetare si dhe thuhet se uji i bekuar do t’i sjellë atij dhe familjes së tij fat gjatë gjithë vitit./JOQ/
djemte-e-beratit-sfidojne-te-ftohtin-dhe-acarin-ja-cfare-po-ndodh-video-humor-shqip-gazetaexpress