Vdiq në burgun e Rrogozhinës/ Basha për ngushëllim tek familja: Shteti i Ramës vret njerëzit e thjeshtë

0
189

“Ishim për ngushëllim në familjen e Estref Halilit. Një familje e këputur ku dy prindërit kanë rritur fëmijët e tyre me shumë sakrifica duke mbledhur lulet e malit. Një familje që nuk ka asnjë lidhje me kultivimin e narkotikës. Estrefi është arrestuar ndërkohë që pastronte makinën e vëllait të vet, gjoja për posedim të një cigareje të dyshuar me marijuana, që nuk është provuar akoma dhe në kushtet e depresionit të thellë, ka vrarë veten në burgun e Rrogozhinës. Një djalë 22 vjeçar i rritur me sakrificë nga prindërit e tij i cili arrestohet për një krim të dyshuar, që në fakt konsumohet çdo ditë nga kryeministri, konsumatori më i njohur i kokainës në vend. E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klement Balilin, për trafikantët, i njëjti shtet që liron kriminelë të njohur si Lul Berisha, i merr jetën një 22 vjeçari. Kjo është një vrasje shtetërore. Politikisht, përgjegjësi i kësaj vrasjeje shtetërore është Edi Rama. Unë shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje tragjike të jetës së këtij 22 vjeçari, të Estrefit, jo vetëm familjes por gjithë komunitetit këtu në Kolonjë të Lushnjës dhe kudo në Lushnje, dhe u jap fjalën familjarëve të Estrefit, të rinjve lushnjarë se kjo padrejtësi e madhe do të marrë fund. Se shteti që dhunon njerëzit dhe mbron trafikantët dhe politikanët e lidhur me trafikantët, do të marrë fund. Se Partia Demokratike dhe unë, me ndihmën e gjithë qytetarëve tanë do të ndërtojmë një shtet që është në krah të qytetarëve dhe në krah të të rinjve. Një shtet që nuk i shpall luftë të rinjve të pamundur e të papunë të rritur me shumë sakrifica si Estrefi, por që i ndihmon ata të kapërcejnë vështirësitë e jetës, e të ndërtojnë një jetë të sigurtë, një të ardhme të sigurtë për veten dhe fëmijët e tyre. Dhe po kështu një shtet të ashpër deri në fund për trafikantët, kriminelët e vërtetë dhe për politikanët e papërgjegjshëm mbi të cilët rëndon sot edhe vdekja e Estref Halilit”.

*Lulzim Basha ngushëllon familjen e 22 vjecarit, Estref Halili, nga Kolonja e Lushnjës që u arrestua dhe u cua në vetvrasje, mbi dyshime për një cigare hashash, 6 Janar 2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here