Arrestimi i Haradinajt, Vasili: Zgjidhja e vetme, lirimi i tij

0
181

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë paraditen e kësaj të shtune në një deklaratë për mediat, lidhur me rastin e Ramush Haradinajt, që vazhdon të mbahet i burgosur në Francë.

Në deklaratën e tij, Vasili ka bërë me dije se, strukturat shtetërore të LSI-së janë vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë kryetarit të AAK-së.

Sipas tij, arrestimi i Haradinajt ka qenë një veprim i gabuar në kohën e gabuar. “Fitimi i momentit të humbur do të ishte vetëm një, lirimi i Haradinajt dhe çlirimi nga këto procedura, duke ndaluar praktika të tilla të paligjshme që bien ndesh me përpjekjet që të gjithë faktorët po bëjnë për të rivendosur marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Vasili.

Ai ka shtuar se, kjo ngjarje ishte një zhvillim negativ që në qendër pati një person që ka demonstruar raportin më luajal me drejtësinë, duke u paraqitur vullnetarisht në Gjykatën e Hagës dhe duke fituar në të dyja rastet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here