Horoskopi 7 janar 2016

0
204

Dashi
Dita e sotme do jetë e plotësuar si profesionalisht ashtu dhe emocionalisht. Mërzitja e ditëve të fundit do kalohet, dhe dita do jetë plot buzëqeshje dhe ngjyra e duhura për ju. Mbrëmjen rezervojani totalisht personave që  keni për zemër dhe do kaloni momente të bukura që ju kishin munguar prej kohësh.
Demi
Nëse nuk keni mjaftueshëm ide se si ta mbushni ditën,
përpiquni të mos rrini kot, por ta mbushni projektoni gjëra reale. Edhe nëse bëni diçka që nuk del sipas planeve tuaj, jua siguroj që do jeni më të kënaqur sesa të mos e provonit, pasi të paktën u përpoqët.
Binjakët
Keni shumë njerëz pranë dhe të gjithë ju adhurojnë, pasi keni treguar gjithmonë aftësi shumë të mira krijuese. Sot do përpiqeni shumë që të mos i zhgënjeni njerëzit rrotull jush, pasi ju kanë kërkuar rezultate dhe ju i keni premtuar më të mirën. Të humbasësh për ju nuk ka kuptim.
Gaforrja
Do ishte absurde të mërziteshit nga këshillat e njerëzve që keni afër, por do ishte edhe më absurde t’ju preknin fjalët e dikujt që se njihni fare, prandaj merrini gjërat më lehtë, dhe do jeni më të lumtur. Para së gjithash korrektësia vlerësohet, dhe kjo është një karakteristikë që ju e keni, përdoreni si avantazh.
Luani
Keni kohë që po mendoni se çfarë duhet të bëni për të evituar një situatë pune për të cilën nuk jeni gati të jepni përgjigjen e duhur. Të evitosh dikë është tepër e vështirë pasi jeni ju protagonisti kryesor i kësaj historie. Prandaj mendohuni mirë për alibinë që do të krijoni.
Virgjëresha
Në mbrëmje do gjeni atë që bën për ju, edhe pse nuk do keni shumë kohë për ta shfrytëzuar çdo gjë në maksimum. Do gjeni zgjidhjen e një çështjeje që ju kishte shqetësuar për ditë  me radhë . Qetësohuni tani dhe shfrytëzojeni të gjithë kohën, pasi fati është me ju.
Peshorja
Mënyra juaj “misteriozë” me disa njerëz dhe të rezervuar me disa të tjerë, do i bëjë të tjerët t’ju shohin me sy mosbesimi, si njeri që ruan sekrete. Prandaj bëhuni më të lirshëm, flisni për tema të ndryshme pasi intelekti nuk ju mungon. Kështu dhe njerëzit do ju shohin me sy tjetër, dhe do jetë me mirën për ju.

Akrepi
Do keni një sërë çështjesh për të zgjedhur sot, gjëra të vogla që i keni lënë mbas dore, ose keni shpresuar se dikush tjetër ka qenë duke u marrë me to. Sot është dita t’i zgjidhni të gjitha këto. Keni gjithçka në dispozicionin tuaj, kohën, mjetet, dëshirën për të punuar.
Shigjetari
Çdo herë që ju merrni në dorë një projekt, ai realizohet më së mirë, prandaj nëse sot vjen diçka, mos e refuzoni pavarësisht vështirësisë që mund të ketë. Do shkojë shumë mirë, dhe të gjithë do jenë shumë të lumtur, pyetja që do i mundojë do jetë “Ku ka qenë deri më sot kjo qetësi?”
Bricjapi
Ndoshta mund të keni më pak se të tjerët eksperiencë në punë, nuk duhet ta nënvlerësoni veten. Aftësitë tuaja janë shumë të mira. Prandaj jeni gati të përballeni me çdo projekt të ri që do ju caktohet, do ja dilni më së miri pa sakrifikuar asgjë nga jeta juaj.
Ujori
Bujaria juaj sot do kalojë çdo parashikim, do i vini në ndihmë dikujt që është në shumë vështirësi. Ju nuk i njihni barrierat kur vjen puna për t’ju ardhur në ndihmë të tjerëve. Bujaria juaj sot do merret për dobësi nga disa njerëz, dhe kjo vjen si pasojë pasi ju nuk dini të dalloni atë që është e vërtetë nga ajo që është e gabuar.
Peshqit
Jeni njeri shumë i drejtpërdrejtë, e thoni çdo gjë ashtu siç e mendoni, pa e vrarë mendjen nëse të tjerët lëndohen. Sot dita do ju përballë me dikë më të drejtpërdrejtë sesa ju, prandaj do arrini të kuptoni se në çfarë situate i keni vënë të tjerët. Mësim i mirë ky, për t’ju bërë të ndryshoni pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here