Një femër është arrestuar në Spanjë pasi në valixhen e saj i është gjetur një refugjat afrikan, raporton CNN.
Autoritetet spanjolle ndaluan 22-vjeçaren javën e kaluar derisa po kalonte kufirin në Ceuta, një prej dy enklavave spanjolle në Afrikën e Veriut, transmeton Koha.net.
Në valixhe i është gjetur migronit 19-vjeçar nga Gaboni. Atij i është dhënë ndihma e parë pasi kishte mungesë të oksigjenit brenda valixhes.
Autoritetet kufitare dyshuan në femrën kur e panë se valixhen e madhe po e mbante në krye të karrocës.