Rritet numri i subjekteve debitore ndaj Tatimeve

0
172

 

 

Numri i bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka ardhur në rritje. Duket se mungesa e likuiditetit duket se është një ndër faktorët kryesorë, çka vihet re dhe në të dhënat më të fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku shihet qartë numri i madh i bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet. Sipas shifrave zyrtare nga kjo drejtori, lista e bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore ne mesin e dhjetorit është 19 834 nga 13 778  biznese që ishin në fund të vitit 2015. Referuar këtyre statistikave, kësaj “liste të zezë” vetëm gjatë vitit të kaluar i janë shtuar mbi 900 subjekte.

Ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre. Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar. Që në fund të vitit 2013 ka ndryshuar rrënjësisht mënyra e administrimit tatimor, duke sjellë një forcim të procesit monitorues të të gjitha funksioneve të Administratës Tatimore si dhe  procesi i administrimit të mbledhjes së borxhit tatimor. Evidentimi i tatimpaguesve të cilët janë subjekt i Mbledhjes së Borxhit Tatimor tashmë është një proces që kryhet automatikisht me vënien në funksionim të sistemit të ri elektronik. Por në muajt në vijim pritet një ulje e këtij numri, pasi Administrata tatimore tashmë po lidh kontrata specifike me shumë sipërmarrje për pagesën e detyrimeve tatimore me këste. Kjo pritet ti japë një frymëmarrje biznesit në lidhje më detyrimet e prapambetura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here