Pesë të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kapja e tyre u bë gjatë finalizimit të operacionit policor “Nata e Ftohtë”.
Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’.
Të arrestuarit
– Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
– Dorian Rapushaj , 21 vjeç, banues në Tiranë
– Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë
– Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë
– Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.
- Dy telefona të markës Iphone 4.
- Disa qese farmaceutike të tejdukshme.
- Një automjet i tipit “Opel” në pronësi të shtetasit Marin Tona.