Një batanije me ngrohje elektrike, e lënë në prizë gjatë natës, u bë shkak për rënien e një zjarri në një banesë në rrugën Ali – Demi në kryeqytet, raporton tvklan.
Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e familjarëve. Nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale.
Shërbimi Zjarrëfikës këshillon qytetarët të bëjnë kujdes në këto ditë të acarta, duke mos i lënë në prizë pajisjet elektrike nëpër dhoma, gazin hapur etj.
Ndërsa për çdo problem, mund të njoftoni në numrat 128 dhe 112.