Në një kohë kur kanë 4 ditë të izoluar nga bora, rëndohet gjendja e banorëve në Iballë të Fushë-Arrëzit, ndërsa kërkohet ndërhyrja e një helikopteri për tu ardhur në ndihmë banorëve. Mësohet se një prej tyre ka probleme kardiake.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, i cili prej disa ditësh ndodhet në terren për inspektim deklaroi se ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri me një helikopter, për shkak të rrugëve të bllokuara nga bora, ndërsa shtoi se kjo do të realizohet.
Po ashtu, të izoluar janë edhe dy punonjës te kromit dhe administratori i kompanisë.