Duket e pabesueshme, por kjo është e reja e fundit nga klubi vlonjat. Flamurtari kërkon Ronaldinjon, nuk e dimë nëse kjo është thjesht një shaka, apo vlonjatët e kanë seriozisht.
Statusi jo i qartë i deritanishëm i klubit, i ka bërë edhe investitorët e rinj të mbeten në nivele bisedimesh.
Por nëse nuk kanë qenë shumë të bindur për të marrë Cassano-n në verën e shkuar, po përpiqen për një tjetër emër të madh që të marrin në janar, në pritje të një ëndrre siç është Ronaldinjo në verën e ardhshme.