Një 62-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht sot në qytetin e Gjirokastrës.
Policia bën të ditur se Vasil Koçi ra nga tarraca e një pallati. Ngjarja ndodhi në lagjen Granicë. Nga raportimet e para mësohet se Koçi kishte dalë për të parë depozitën.
Burime për mediat thonë se në momentin që ka dashur të kontrollojë depozitën, 62-vjeçari ka rrëshqitur nga ngricat.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.