Gylseren: Më duhet një mashkull

0
296

Nurgul Yesuiçay është aktorja e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar me interpretimin e saj në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’ si Gulseren.

Por edhe pse aktorja është larguar nga seriali në të cilin interpretoi për  shumë seri, ajo vijon të ngjallë interes tek publiku me çdo lëvizje të saj, por ajo që përbën më shumë interes është jeta e saj private.

Aktorja ka disa vite që i ka dhënë fund martesës së saj ma regjisorin e njohur turk, Cem Ozer, me të cilin ajo ka edhe një djalë.

Prej 6 vitesh Nurgul jeton vetëm me djalin e saj, ndërsa gjithë fokusin deri më tani ajo e ka pasur tek angazhimet e saj profesionale dhe tek djali 11 vjeçar.

Në një intervistë të dhënë se fundi, 40 vjeçarja nuk ka folur vetëm rreth angazhimeve te saj profesionale, por edhe rreth jetës së saj private, si dhe nevojën për të pasur në krah një partner.

‘Është shumë e vështirë për një femër të cilës i duhet të kujdeset për fëmijën  e saj, por pa lënë anash edhe punën e saj profesionale”  ka thënë aktorja në një intervistë të dhënë se fundi.

‘Kjo më ka bërë që shpesh herë të ndjejë nevojën e një partneri.

‘Unë jetoj e vetme prej kaq kohësh, dhe për një femër në karrierë , është tepër e vështirë t’ja dalë në gjithçka, edhe pse ndjehem triumfuese në këtë pjesë’ ka thënë aktorja ndër të tjera, duke shprehur hapur dëshirën dhe nevojën për një preson afër zemrës së saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here