Qeverisje me termometer!

0
183

Nga Arian Galdini
Nuk ka fushate elektorale ku ne nuk degjojme statistika se sa shume gjera te mira kane bere sipas tyre ata qe jane ne Qeverisje, e cfare mrekullishe thone se do te na bejne nese vijne ne Qeverisje ata qe jane ne Opozite.
Cka na le pa fryme e mend ne shqiptareve, eshte se ne kete vend, fushata elektorale nuk zgjat 30 a 35 dite sipas ligjit, por 4 vjet papushim. E ne nuk e dallojme dot me, kur ka mbaruar njera fushate e ka filluar tjetra. Ne kuptojme qe ka levizur rrota vetem nga emri i Kryeministrit. Perndryshe, nuk kemi si te kuptojme gje tjeter per permbyllje a hapje fushate, sepse na eshte kthyer ne standart sui generis qe Kryeministri shperndan certifikata legalizimi, qe Kryeministri shperndan posten, qe Kryeministri te heq apo te ve pocin e drites, qe Kryeministri te mban trastat kur ti ben pazarin, qe Kryeministri te mbledh tavolinen e lan enet pasi ti ke ngrene darken, qe Kryeministri te ngroh carcafet dhe shtron krevatin qe ti te flash ngrohte ne netet e ftohta, qe Kryemjnistri u lexon peralla femijeve, qe Kryeministri argeton ne facebook duke luajtur Farmiville me te gjithe shqiptaret, qe Kryeministri jep cipsa falas per te gjithe qytetaret e fadebookut, e keshtu me rradhe.
Ne kete vend, ne e shohim cdo dite nga 4 ore drejtperdrejt ne cdo TV, Kryeministrin. Pastaj sa hapim celularin, e gjejme menjehere online ne facebook a twitter. Qe nje Kryeminister te kete te tille dite pune, ne cdo dite te detyres se tij si Kryeminister, ose ka shume nevoje te komunikoje me ne sepse eshte ne fushate te parreshtur, ose ka lexuar gabim pershkrimin e punes per pozicionin e Kryeministrit.
Sidomos ky Kryeministri qe kemi aktualisht, ka thyer cdo rekord ne absolutisht cdo rekord te punes se tij si Llogjeberes i Pashoq, 24 ore ne 7 dite me ne.
Vini re sesa shume lodhet ai.
Kaloi 8 vjet ne Opozite e tani 4 vjet ne krye te Qeverise, e nuk ka lene gje pa na thene per te na shpjeguar vizionin e tij te madh, idete e tij te larta, projektet e tij transformuese qe vetem nje si ai mund ti kete dhurate nga fuqite hyjnore.
Dhe qe nga 23 qershori 2013, per ne shqiptaret qe presim te shpalosen keto dhurata te eperme qe Hyjnite ia kane dhene vetem Edi Rames, ditet rrokullisen duke pare te ndare ne 3 kohe gjate cdo dite.
Koha e pare eshte riperseritja e vizionit, ideve dhe projekteve madhore transformuese.
Koha e dyte eshte per te na treguar se kush e pengon e kush eshte kunder Edi Rames, jashte apo brenda partise, jashte apo brenda Koalicionit, jashte apo brenda vendit.
Dhe koha e trete eshte per te na arsyetuar se ai nuk mundet as te na e shpjegoje e as te na e shpalose vizionin e tij hyjnor, nese nuk pastrojme mendjet tona me se pari, e krejt vendin nga cdo njesi njerezore, politike a mediatike qe na ndot gjykimin, kuptueshmerine e shikimin, me mendimet kritike, te ndryshme a te kunderta me ato te Edi Rames.
Rraskapitet i gjori Kryeminister sepse te gjithe Qeverisjen e tij e beri live ne Tv dhe online ne facebook dhe ne ende nuk ia kemi kapur fillin.
Qe Edi Rama te vije ne gjendjen kur vizioni i tij hyjnor te shpaloset, ai duhet te fitoje edhe zgjedhjet e qershorit 2017. Patjeter. Edi Rama as qe e mendon dot se si mund ta lere ai Shqiperine, aq te mjere sa te mos kete shansin qe te vije nje kohe pasterie teresore, kur te gjithe absolutisht te gjithe ne te mendojme se Edi Rama ka vizion hyjnor.
Sepse po erdhi ndonjehere ajo kohe, atehere mund ta kemi edhe fatin kombetar qe Edi Rama edhe ta shpalose vizionin e tij.
Te tilla vizione hyjnore, kane nevoje domosdoshmerisht per njemendesime kombetare. Asnje ze, asnje mendim, asnje pipetime nuk duhet te jete dyshues, kritik, ndryshe a kunder.
Prishet hyjnorja po nuk pati besim te kulluar dhe absolut tek vizione kaq te larta.
Prandaj ai me kamera ne dore na mat temperaturen. Me fjalime 4 oreshe live na mat temperaturen. Me statuse, deklarata a amarcorde facebooku, na mat temperaturen.
Edi Rama nuk ka kohe te beje Kryeministrin, sepse nuk mund te behet aq banal sa te beje Kryeministrin ne nje vend qe nuk e kupton e ndjek njezeri.
Ai shpenzon cdo ore te dites se tij te punes, si mates i temperatures sone kombetare. Meqe ne jemi popull qe cdo dite meremi me llogje nga kafeneja ne kafene, nga blogu ne blog, e nga facebooku ne twitter, edhe Kryeministri yne, nuk ka cte beje tjeter pervecse te na vije ne ekranet e Televizoreve ne kafenete tona, ne ekranet e celulareve tane ndersa ne bejme like apo shfryjme bulcite me te shara ne komente facebooku.
Fushata nuk ndalet kurre ne Shqiperi, sepse matja e temperatures sone qytetare, eshte detyra e vetme qe kryen Kryeministri yne.
Prandaj, njerez mos u shqetesoni per temperaturat e ftohta qe na ka sjelle natyra. Ato nuk jane elektorale. Nuk jane as pjese e punes se Qeverise.
Qeveria jone ne normalitet meteorologjik dhe natyror, nuk funksionon sepse e vetmja detyre qe ben eshte plackitja qe na ben neve dhe shtetit, si edhe detyrimisht matja e temperatures sone elektorale.
Kur bie pak shi pertej normales, rruget e qyteteve permbyten. Kur bie pak me shume shi se ky pertej normales, na permbyten qytetet. Kur ben shume vape, mbi 36 grade, Qeveria nuk ka cfare te na beje. Kur ben ftohte e temperatura shkon me poshte se -1 grade, perseri Qeveria nuk ka cfare te beje.
Qeverisjet e vizioneve hyjnore, nuk mund te behen fajtore, e as tu kerkohet funksionim kur ka tejkalime te rreshjeve a temperaturave natyrore.
Qeveria funksionon keq kur kemi temperatura ne amplituden nen 36 grade kur eshte vere dhe mbi -1 grade kur eshte dimer.
Funksionon ama. Funksionon keq sepse detyra e saj eshte sipas 3 koheve te Edi Rames. Qeverisja eshte ende ne pritje te mundesise kombetare qe te gjithe ne nje mendje te behemi besimtare te Edi Rames.
Ndersa kur i nxehti kalon 36 grade, a i ftohti shkon nen -1 grade, Qeveria nuk ka arsye pse te funksionoje. Prandaj kthimi ne gjendje natyrore, pa shkolla, pa kopshte, pa rruge, pa institucione, eshte zgjidhja e persosur qe na ben dhurate Qeveria jone.
Vetem keshtu, mund te kete kohe e terezi Edi Rama qe te vazhdoje te qendroje 4 ore ne dite live ne TV e pjesen tjeter online ne facebook.

Arian Galdini

Tirane me, 8 janar 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here