Tirana bosh, zbrazen rrugët dhe kafenetë. I ftohti mbyll brenda të gjithë banorët

0
181

Ditët e ftohta të këtij fillimviti i kanë detyruar qytetarët që të izolohen në shtëpi, për t’iu shpëtuar temperaturave nën zero. Kafenetë janë pothuajse të boshatisura, po ashtu edhe rrugët, ndërsa dhjetëra dyqane kanë zgjedhur të ulin qepenët.

Festat e fundvitit kaluan e bashkë me to edhe dritat e lodrat që mbushnin rrugët janë hequr për t’iu kthyer normalitetit, ndonëse duket se edhe për një javë tjetër Tirana do të jetë kështu, e qetë dhe pa zhurmë.

Shalli, dorashkat dhe kapuçi janë shoqëruesit më të mirë për ata pak vetë që kanë dalë në rrugë, ndonëse ka edhe nga ata që pavarësisht erës së acartë nuk heqin dorë nga kafeja.

Dita e sotme pritet të jetë edhe më e ftohtë për kryeqytetin, ndoshta një nga ditët më të ftohta ndër vitet e fundit, me temperatura që pritet të shkojnë deri në minus 10 gradë Celsius, ndaj qëndrimi në shtëpi do të ishte zgjidhja ideale

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here