Arrestimi i Haradinajt, flet për herë të parë Ministria e Jashtme Franceze: Ja arsyeja dhe cfarë po ndodh me dosjen e tij

0
143

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”. Ai tha se “procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.

Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë për medat se ky rast “nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon, si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai tha se “autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme”, ndërsa sqaron se “procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë”.

“Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here