Çfarë merr me vete një astronaut në gjithësi?

0
343

Në gjithësi nuk ka makina rrobalarëse. Ujë është i rëndë dhe vetvetiu edhe i shtrenjtë për 400 km transport të gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. Kjo do të thotë që pikërisht ajo që mendoni – astronautët duhet patjetër të mbajnë të veshura të njëjtat rroba, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme, disa ditë rresht para se të mund të veshin rroba të pastra. Andaj, shtrohet pyetja – çka kanë astronautët në valixhet e tyre kur shkojnë në gjithësi? Instruktori dhe inxhinieri i NASA-s, Robert Frost, ju lejon të shihni se çka gjendet në valixhen e udhëtimit të astronautit:

 

– Një palë atlete për vrapim

– Një palë atlete për vozitje biçiklete

– Një palë veshje sportive për ushtrime për tri ditë

– Një këmishë pune për dhjetë ditë qëndrimi

– Një fanellë për punë për dhjetë ditë qëndrimi

– Një palë pantallona pune për dhjetë ditë qëndrimi

– Një palë brekësh për dy ditë qëndrimi

– Një palë çorape për dy ditë qëndrimi

– Dy duksa

– Dy kombinezone – këto janë të obligueshme.

 

Kjo listë nuk përfshin rrobat e gjithësisë të cilat astronauti i ka të veshura gjatë fluturimit dhe aterrimit dhe të cilat i përdor për shëtitje në gjithësi. NASA thekson që për shkak që astronautët jetojnë në ambiente të kontrolluara dhe nuk dalin jashtë, pos kur i kanë të veshura rrobat e veta të gjithësisë, rrobat e tyre nuk ndoten, siç do të ishte rasti në Tokë.

Pjesën më të madhe të rrobave që ata e marrin me vete në Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë nuk e kthejnë në Tokë. Rrobat e ndotura paketohen në thasë të cilat pastaj i vendosin në mjetin për furnizim, i cili disa herë në vit shkon deri në Stacionin e gjithësisë, por që nuk kthehen në tokë sepse kapsulat digjen kur hyjnë në atmosferë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here