E reja braktis djalin 6 vjeç dhe ikën me 2 fëmijët më të vegjël dhe të dashurin 18-vjeçar
Një histori e pazakontë vjen sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetare Evis Ahmeti në Neës24. Historia e një nëne që me lot në sy kërkon që nusja e djalit të kthehet për të marrë nipin 6 vjeç që e ka braktisur për të shkuar me të dashurin 18-vjeçar.
Personazhi kryesor i kësaj historie gati si telenovelë është Xhuljana. Ajo ishte 16 vjeç kur vendosi të martohej në qytetin e Vlorës me Ernesto Zeqon. Xhuljana, nënë e tre fëmijëve, sot është larguar nga familja Zeqo dhe ka braktisur djalin e saj të madh. Ish-vjehrra, Hëna Zeqo, rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” kalvarin e vuajtjeve te saj. Momentalisht djali i vetëm Ernesto ndodhet në burg, pasi nusja para se ta braktiste e ka denoncuar për dhunë në familje.
E moshuara tregon se çifti shkonte shumë mirë vitet e para të martesës dhe sollën në jetë djalin e parë Robertin që aktualisht është 6 vjeç, më pas vajzën Klea që është 4 vjeç.
Për të patur një jetë më të mirë, ata emigrojnë drejt Gjermanisë me dy fëmijët. Qëndrojnë dy vite dhe pas 6 muajve vendosin të rikthehen në Vlorë, ndërkohë që Xhuljana priste të sillte në jetë fëmijën e tretë.
Mes çiftit nisin konfliktet derisa një dite Xhuljana e denoncon Erneston për dhunë, i cili arrestohet nga uniformat blu dhe ka marrë dënimin me 2 vite e 6 muaj heqje lirie.
Xhuljana vazhdon të qëndrojë edhe disa kohë në shtëpinë e vjehrrës, deri sa lind djali Eljoni dhe më pas kjo nënë merr vajzën Klean dhe foshnjën dhe largohet me një djalë 18-vjeçar. Ky i fundit pretendon se është babai i fëmijës së sapo lindur. Xhuljana 24-vjeçare braktis djalin e madh të saj Roberton, i cili po rritet me gjyshen e tij dhe çdo ditë kërkon motrën, nënën, por nena është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë për të birin.