Një faturino 22-vjeçar në një linjë urbani në Tiranë ka humbur xhiron ditore nëoz dhe ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i justifikuar.
Ervin K. është vetë plagosur duke plasur kokën në mur dhe ka pretenduar se është sulmuar nga 2 persona të cilët e kanë grabitur, shkruan Panorama.
Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e tij me 4 muaj heqje lirie pasi ka rezultuar e provuar se ai ka konsumuar akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Ervini I kishte humbur gjithë lekët e xhiros ditore rreth 17 mijë lekë në bixhoz.
I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore, ai ka pranuar se ka bërë kallëzim të rremë për të justifikuar humbjen e lekëve.