Drejtori ekzekutiv i kompanisë Volkswagen AG është arrestuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nën akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton New York Times.
Oliver Schmidt, është arrestuar të shtunën nga hetuesit federalë në Florida.
Kurse, Volkswagen AG ka pranuar se në shtator të 2015-ës, janë instaluar në 475 mijë makina në SHBA, softuera të fshehta, në mënyrë që automjetet të dalin të pastra gjatë testit për emetimin e gazrave në atmosferë, shkruan New York Times.
Lidhur me ngjarjen, Volkswagen nuk ka pranuar të komentojë duke thënë se vazhdon të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë për të zgjidhur çështjet e mbetura në SHBA. Schmidt pritet të dalë këtë të hënë para gjykatës në Detroitit.