Qytetet më të pazakonshme të botës

0
219

Thellë në brendi të territorit të Kalifornisë ekziston qyteti interesant ku sundon anarkia, ku njerëzit jetojnë pa ujë të rrjedhshëm, por megjithatë krijojnë vepra artistike dhe mbajnë koncerte në ambient të hapur. Ky është vetëm njëri ndër qytetet e shumta në tërë botën të cilët i joshin turistët me pazakonshmërinë dhe jokonvenconalitetin e jetës së vet dhe të banorëve të tij.

 

Longyearbyen, Norvegji

 

Në këtë qytet të thellë të Arktikut nuk është e lejueshme vdekja, në të vërtetë, mund të vdisni por nuk mund të jeni të varrosur këtu. Në varrezat e qytetit nuk ka pasur varrime pothuajse 100 vjet. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, trupi nuk mund dekompozohet – gjë që tërheq grabitës të shumtë. Pas epidemisë së gripit më 1917, qyteti ndaloi varrimin për shkak që numri i arinjve në këtë anë ishte shumë më i madh sesa numri i banorëve. Edhe pse gjuetia e tyre është e ndaluar, njerëzit kanë të drejtë t’i vrasin vetëm në vetëmbrojtje. Madje, edhe nëse ndodh kështu, ariu gjithashtu do të transportohet jashtë qytetit për t’u varrosur.

 

Monowi, New England

 

Të gjithë banorët e këtij qyteti dinë për emrin Elsie Eiler, jo vetëm se ajo është prefekte e këtij qyteti, por që ajo është banorja e vetme e këtij qyteti. Popullata gradualisht është zvogëluar nga vitet 30 të shekullit të kaluar, kur ky qytet i vogël në Nebraska kishte 150 banorë. Deri në vitin 2000, numri u reduktua në vetëm një çift – Elsie dhe bashkëshorti i saj Rudy, i cili ka vdekur.

 

Elista, Rusi

 

Mbreti vazhdimisht është në rrezik në këtë qytet për shkak se këtu çdo gjë zhvillohet rreth lojës së shahut. Mund të luani një parti shahu në tabelën e madhe në sheshin kryesor apo të vizitoni Qytetin e shahut, një kompleks i cili ka qenë organizator i Olimpiadës së Shahut, më 1998. Edhe një mrekulli është e lidhur me Elistën, kryeqytet i Republikës Kalmikia, është fakti që ai është i vetmi rajon budist në Evropë.

 

Gibsonton, Florida

 

Gibsonton tashmë me decenie është vendi ku dimrat i kalojnë karnavale dhe ansamble të shumta cirku dhe ku shumica syresh vijnë të kalojnë kohën e tyre të pensionit. Qyteti akoma paraqet bazën për shumë ansamble cirku dhe u lejon që në livadhe t’i lënë rimorkiot dhe elefantët e tyre.

 

Thames Toën, Kinë

 

Reputacioni kinez, kur është fjala për çështjen e krijimit të kopjes së një produkti nga Evropa, ka arritur kulmin me ndërtimin e këtij qyteti i cili në të vërtetë është kopje e një qyteti të Anglisë.

Vizitorët mund të porosisin vozë me birrë në pabet e qytetit dhe rrëmojca në dyqanin më të afërt.

Shumë çifte vijnë këtu për t’u kurorëzuar apo thjeshtë për të bërë fotografi para statujave të James Bondit dhe Harry Potterit.

 

Lily Dale, Neë York

 

Ky qytet është i njohur për popullatën e vet të cilën në pjesën më të madhe e përbëjnë magjistarët dhe parashikuesit. Me rastin e vizitës mund të caktoni takim me ndonjërin nga ta apo të vizitoni tempullin lokal të shërimit të plagëve. Mbase do të keni rastin të krijoni kontakt me forcat shpirtërore të këtij qyteti unik.

 

Slab City, Kaliforni

 

Në këtë qytet nuk ka ligje. Ai gjendet në të njëjtin vend ku dikur kanë qenë të stacionuar marinsat gjatë Luftës së Dytë Botërore. Do të bindeni që keni arritur kur para jush të shfaqet instilacioni i Malit të Shpëtimit të artistit Leonard Knight. Edhe pse qyteti nuk ka ujë të rrjedhshëm, ai ka klubin e natës në ambient të hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here