SKANDALI/ Sillet me urgjencë me helikopter. Pacienti i shtrirë për 10 minuta para QSUT-së, por e keqja nuk është vetëm kjo… (VIDEO)

0
1012

Temperaturat e ulëta dhe epidemia e gripit ka mbërthyer Shqipërinë dhe situata vazhdon të jetë alarmate packa se ministri i shëndetësisë Beqaj apo vetë kryeministri Rama kanë dalë shpesh në deklarata mediatike duke ‘qetësuar’ qytetarët se cdo gjë është nën kontroll.

Por nuk është hera e që nga vërehën moskordinime apo neglizhenca totale nga institucionet e shëndetësisë.

Shumë zona në Veri të vendit kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës dhe situata gripale ka prekur jo pak banorë.

Në një video të publikuar në “Nisma Thurje”  shihet qartë se cafrë ndodh me pacientin e sëmurë.

Teksa një helikopter sjell një pacient në gjendje të rënduar shëndetësorë  i është dashur të qëndrojë në tokë për të paktën 10 minuta edhe pse ka qënë në oborrin e QSUT-së, sepse ambulanca për transport në godinë nuk dukej gjekundi, dhe nuk mjafton vetëm kaq por pasi ka ardhur nuk ka pasur asnjë staf mjekësor përvec shoferit

Ky është denoncimi i plotë dhe video që tregon gjithcka:

Nisma kjo video eshte bere pak me pare ne QSUT. Helikopteri ka transportuar nje te semure te cilin e zbriten ne toke nje nga pilotet dhe nje familjar. Mbasi e zbriten, ka ndejtur shtrire ne toke ne mes te te ftohtit per afer 10 minuta duke pritur ambulancen. Edhe kur ajo erdhi, ne te ishte vetem shoferi sic duket dhe ne video dhe asnje staf mjekesor. Habitem si ka mundesi qe nuk ka koordinim as per veprimet me minimale? A nuk flet helikopteri me qendren? A nuk e dine mjeket qe ka nje rast urgjent (deri sa vjen me helikopter)? Si mund te lihet tjetri si bageti ne mes te sheshit per 10 minuta?

https://www.facebook.com/thurje/videos/543563662519473/?autoplay_reason=gatekeeper&video_container_type=0&video_creator_product_type=2&app_id=2392950137&live_video_guests=0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here