Zinedine Zidane është shpallur trajneri francez më i mirë i vitit
E përditshmja franceze, France Football ka përzgjedhur trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane si trajnerin më të mirë francez.
Zidane kishte një vit të jashtëzakonshëm me Realin, ku fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Për më shumë, Zidane ka pësuar vetëm dy humbje që kur ka marrë drejtimin e Realit, ndërsa nuk ka pësuar humbje në 39 ndeshjet e fundit. /Express/