Nga Arian Galdini
Nuk ka me Hygo e as Zola. Shkrimtari me i madh francez i koheve te sotme eshte Ismail Kadare. Edhe Miteran, ka vdekur se bashku me epoken e burrashtetasve qe rendonin po aq sa ka peshe ne historine boterore, Franca. Zhak Shiraku iku si i kerkuar nga drejtesia. Sarkozi u be President per tu ndare nga gruaja qe te martohej me Carla Brunin. Ndersa Fransua Hollande, u be President per ta kuptuar se nuk ka asnje arsye per te rikandiduar perseri. Vajza qe i vuri kufirin tek thana babes se saj, zonja Le Pen eshte bere mastari dhe arsyeja se perse konkurojne apo bashkepunojne dy kandidatet e tjere te se djathtes e se majtes tradicionale franceze. Ne keto kushte, e sidomos pas largimit te arsyes pse Franca ishte e rendesishme per duet me Gjermanine, pra pas daljes se Britanise se Madhe nga BE, asnje politikan francez nuk di te gjeje rolin qe do te kete ketej e tutje ky vend i madh ne ekuilibrin e ri te fuqise brenda BE. Edhe Mateo Renzi qe donte trio, dmth qe i jepte kuptim nje dueti Franko – Gjerman, po mbledh kockat ne Firenze, per ta provuar edhe njehere rikthimin ne Rome. Prandaj, Franca nuk ka c’ben tjeter vecse tia shkartise kartat e Ballkanit Perendimor, Gjermanise, ne menyre qe te rifitoje nje rol te ri, nepermjet nje gjendjeje te re. Ramush Haradinaj nuk eshte ndaluar nga Policia Franceze, e as po mbahet nen arrest nga Gjykata, per shkaqe rastesore e aq me pak per arsye te drejtesise. Ky eshte edhe kordoni i sigurise qe i lejon Serbise te dergoje ne France kerkesen per ekstradimin e Ramushit. As vete Beogradi ndoshta nuk e ka ditur qe Franca ne janarin e vitit 2017, do te zgjohej si ne janarin e 1997. Syri u shkel nga Franca dhe Serbia u shkund nga pluhurat e sfidave demokratizuese dhe u rikthye ne po te njejten dite kur Vucici mbante arkat me birre per tia cuar Sheshelit ndersa Dacici djersinte nga emocioni ndersa priste ne paradhome qe te takonte Presidentin Slobodan Miloshevic. Tek e fundit, Serbet ia kane dale mbane te rikthehen tek pothuajse e njejta fotografi e para 2 dekadave. Sheshelin e kane ne Parlament. Miloshevicin e kane ne monument. Xhinxhicin e kane ne varr. Tadicin ne pension. Dodikun ne vend te Karaxhicit. Nga vendi luftenxites e lufteberes qe shkaktoi mijera e mijera viktima te pafajshme, genocid e masakra te paimagjinueshme, u rikthyen perseri ne vendin qe pritet krahehapur ne BE. Madje per tia dale mbane kesaj, bashkuan 2 kohe. Ia dolen qe Vucicin ta bejne Tito dhe Edi Ramen ta bejne Enver. Ia dolen qe edhe Slobodanin ta mbajne aty ne gji te fshehur nen lekuren e Dacicit. Sikurse arriten ta bindin gjithkend ne bote, se Kosova nuk eshte problem, nuk ekziston, sepse Tito i ri dhe Enveri i ri, kane bere vllazeri. E ja tani ku jemi. Sapo Kancelarja Merkel jep sinjalin e forte, se ajo nuk ka ndermend te toleroje per hir te Klubit te Ballkanit, asnje nga Cunat e Ballkanit qe te shfrytezojne qellimet e saj te mira, per te bere punet e tyre te liga, keta nisen nga marifetet. Edi Rama ia nisi te flase per faktoret e trete dhe nuk le rast pa perdorur qe ta shpalle BE si Shtepine e Vulehumburve. Gjukanovici fshihet pas Marovicit. Dhe Vucici hidhet sa tek Putini, sa ne dockat e sapohapura te Frances. Te gjitha keto vezhgime, i solla ndermend sepse nuk kam si ta mar per te lehte kete ndalimin e Ramushit ne France. Nuk me lejon as ndergjegja ime qytetare, as ajo kombetare, as ajo intelektuale e as ajo politike. Ramushi ne kete rast, ashtu si edhe disa vite me pare, po behet pengu i madh i orekseve dhe lojerave te medha gjeostrategjike. Ne si komb, nuk duhet ta tolerojme me, qe ketij njeriu ti bjere e gjithe pesha e sakrificave per ne. Ramushi sot eshte Shqiptaria. Rralle ndodh ne historine e nje kombi, qe nje njeri e cka ndodh me te, behet test qendrimi dhe orientimi prokombetar ose jo. Te jesh sot me Ramushin, eshte te jesh vertetesisht me Shqiptarine. Prandaj ftesa ime eshte qe te gjithe njezeri si qytetare shqiptare por edhe institucionet tona shteterore te Kosoves e Shqiperise, te bejme te pamunduren qe ta mbrojme e rikthejme ne shtepi Ramushin. Perndryshe, le ti cojme ne shqiptaret, sado qe te jemi, 10 apo 15 milione, te gjithevec e vec a se bashku, nje mesazh Frances: Ekstradojeni Ramushin, por me arrestoni e me ekstradoni edhe mua ne Serbi. Nese duan ta ekstradojne Ramushin, le ta bejne. Por le ta dine, se duhet te na arrestojne e ekstradojne te gjitheve ne Serbi. Mbase, Le Pen zgjidhet Presidente. Ndoshta monumenti i Miloshevicit ngrihet edhe ne Paris. Atehere le te sherbeje arrestimi e denimi yne, i te gjithe neve, si nje muzg per nje France pa diell. Arian Galdini Tirane me, 10 janar 2017