Transporti i institucioneve, anullohet vendimi i vitit 2009 për më shumë se 1200 shoferë e 3100 automjete.
Qeveria ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2009 ku përcaktiohet numri i automjeteve dhe shoferëve që përdorin institucionet publike.
Deri me datën 15 janar të këtij viti, të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore (ministri, drejtori, agjenci etj) duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Financave të dhënat në nivel ministrie/institucioni qendror të pavarur për numrin aktual të mjeteve të transportit në dispozicion dhe numrin e punonjësve në funksionin “shofer”, miratuar në strukturën organike aktuale.