Vjen libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati”

0
244

 

 

Në ambientet e Ministria e Punëve të Jashtme – Republika e Shqipërisë do të provohet libri “Faik Konica – dritëhijet e një diplomati” i autorit Agron Alibali. Faik Konica si diplomat dhe konstitucionalist: ky është këndvështrimi i ri që sjell juristi Agron Alibali për rilindasin dhe figurën e shquar shumëplanëshe të botës shqiptare. Rëndësi të veçantë në libër paraqet botëkuptimi shtetformues e kushtetues i Faik Konicës, çka paraqet vlera të posaçme aktuale. Veprimtaria e Konicës përcillet krahas etapave të themelimit e forcimit të shtetit shqiptar, deri në momentet tragjike të pushtimit fashist. Në këtë drejtim, libri rreket të japë kontribut të veçantë në studimet për historinë e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, dhe të rikthejë vëmendjen sidomos në periudhën kritike kur shteti shqiptar u konsolidua nën Mbretin Zog. Në pjesë e tij të fundit trajtohet edhe çështja e bibliotekës së tij të famshme, deri vonë të konsideruar të humbur, si dhe punën për gjurmimin dhe kthimin e kësaj pasurie të çmuar pranë Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, sikurse e pat lënë amanet vetë Konica. Pak kohë më parë rreth 270 libra të kësaj biblioteke janë bërë pjesë e fondit të vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare të ShqipërisëMbështetur në dokumente të panjohura, shumica të shfrytëzuara për herë të parë, përfshirë arkivën e Legatës Shqiptare në SHBA, Alibali paraqet një personalitet me të gjitha cilësitë dhe kundërthëniet e tij; një diplomat që mbahej si ndër më të shquarit në kryeqytetin amerikan, por që vetë ai nuk mendonte se i takonte aradhes së atij profesioni të nderuar e të vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here