Kushtet e këqija atmosferika shkaktojnë kaos në programin e Rally Dakar. Për shkak të stuhive të dhunshme që kanë shkaktuar rreshkitje të tokës, organizatorët kanë vendosur të fshijnë nga programi etapën e nëntë, më e gjatë e kompeticionit që do të niste nga Salta e do të përfundonte në Chilecito në Argjentinë për një total prej 977 kilometrash. Të njëjtin fat pati të shtunën e kaluar edhe etapa e gjashtë me itinerar nga Oruro në La Paz në Bolivi.
Organizatorët njoftuan të gjitha skuadrat dhe pjesëmarrësit në Rally që të përdnornin rrugë alternative për të transportuar mjetet e tyre në Chilecito.
Këtë të ënjte nga qyteti verior i Argjentinës, do të nisë etapa e dhjetë, me finish në San Juan.
Momentalisht Rally Dakar kryesohet nga francezi i Peugeot Sebastian Loeb, fituar i tre etapa, ndërsa në vendin e dytë me 1 minuta e 38 sekonda më shumë renditet francezi tjetër Stephane Peterhansel.
Në kategorinë e motorëve i parë klasifikohet britaniku Sam Sunderland me 21 minuta avantazh nga kiliani Pablo Quintana.